Zonja Hillary Rodham Clinton, lindur më 26 tetor 1947, është politikane e shquar amerikane, e cila në vitet 2009-2013 shërbeu edhe si Sekretarja e Shtetit
e 67-të e Shteteve të Bashkuara.
Ajo në vitet 2001-2006 ishte e zgjedhur dhe e rizgjedhur në Nju Jork anëtare e Senatit amerikan, duke qenë senatoria e parë femër e Nju Jorkut.
Banore e shtetit të Illinois, Hillary Clinton u diplomua në Kolegjin Wellesley në vitin 1969 dhe në 1973 u diplomua si Juris Doctor në Yale Law School. Ajo filloi veprimtarinë e saj si avokate e Kongresit ligjor dhe në vitin 1975 u zhvendos në Arkansas, pas martesës me Bill Clinton, që më vonë do të ishte President i SHBA, në dy mandate dhe ajo zonja e parë e SHBA.
Zonja Clinton bashkëthemeloi Avokatinë e Arkansas për Fëmijët dhe Familjet dhe në vitin 1978 u bë kryetarja e parë femër e Korporatës të Shërbimeve Ligjore , duke u emëruar partnerja e parë femër në Firmën Ligjore Rose.
Në vitet 1979-1981 dhe 1983-1992, ajo udhëhoqi një grup pune që reformoi sistemin arsimor të Arkansas, ndërkohë që ajo ishte në bordin e Wal-Mart dhe disa korporatave të tjera. Në vitet 1997-1999 Hillary Clinton luajti një rol udhëheqës në avokimin për krijimin e Programit kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore për fëmijë, Neni i Adoptimit dhe Familjeve të sigurta dhe Neni i Pavarësisë të Kujdestarisë Familjare. Gazeta National Law (Ligji Kombëtar) për këtë veprimtari e ka renditur atë dy herë si një nga qindra avokatët më me ndikim në Amerikë.
Vend të rëndësishëm në veprimtarinë e saj zë edhe inkurajimi për fuqizimin e grave kudo në botë, duke përdorur mediat sociale për të komunikuar mesazhin e SHBA-së. Ajo së fundi ka shkruar edhe librin e saj të pestë dhe ka ndërmarrë angazhime publike para shpalljes së kandidaturës së saj të dytë për zgjedhjet presidenciale 2016. Ajo shihte “fuqinë e zgjuar” si strategji për të pohuar lidershipin dhe vlerat amerikane, duke kombinuar fuqinë ushtarake me diplomacinë dhe aftësitë amerikane në ekonomi, teknologji dhe në fusha të tjera.
Gjatë mbajtjes së postit të kryediplomates, zonja Hillary Clinton ka vizituar shumë vende dhe ka marrë pjesë aktivisht në shumë takime dhe konferenca ndërkombëtare në botë më shumë se çdo Sekretar tjetër Shteti amerikan.
Hillary Clinton, në krye të një delegacioni të gjerë të SHBA, në vjeshtën e vitit 2012, viti i 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, vizitoi zyrtarisht edhe Tiranën, ku mbajti një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
Hillary Clinton është një ndër politikanët dhe diplomatët amerikanë që ka kontribuar shumë për çështjen kombëtare shqiptare gjatë gjithë karrierës së saj. Ajo ka dëshmuar se është mike e rrallë e Shipërisë dhe mbrojtëse e flaktë e të drejtave të shqiptarëve në SHBA dhe veçanërisht në Ballkan. Hillary Clinton është tashmë një personalitet dhe personazh protagonist që shihet me simpati nga të gjitha familjet shqiptare. Ajo me të drejtë mund të konsiderohet si Zonja e Artë e Çështjes Shiptare.
Në 30 qershor 2016, Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) vendosi bustin e zonjës Hillary Clinton ne qytetin turistik te Sarandes, Shqipëri dhe a shpalli atë Ambasadore Nderi, si Richard Holbrooke dhe personalitete të tjera të politikës dhe diplomacisë amerikane me kontribute të shquara për kombin shqiptar.
Dr. Shefki Hysa


