(Motoja e këtij Misioni
Paqe, Mirëqënie dhe Edukim Qytetar)
Ky Mision Diplomatik është ideuar nga Ish Ambasadori Amerikan Richard HOLBROOKE dhe është regjistruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Bashkimin Evropian, në SHBA, NATO, etj.
DMPP vepron në Shqipëri dhe në vende të tjera të Rajonit të Ballkanit, territor ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre mjaft organizata jo-qeveritare, mbështetur në statute dhe programe të miratuara nga borde apo institucione ndërkombetare në shërbim të lirive dhe të drejtave themelore të Njeriut, Paqes, Zhvillimit Ekonomik dhe Mirëqënies Shoqërore.
Por, një ndër to, dhe më kryesorja, me një moto të veçantë “Lobim, Lobim dhe vetëm Lobim për Paqe dhe Qytetrim”, është Organizata Ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), regjistruar në Tiranë rreth pesëmbëdhjetë vite më parë.
Ky Mision Diplomatik është ideuar nga ish-Ambasadori Amerikan Richard HOLBROOKE dhe është i akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Bashkimin Evropian, në SHBA, NATO, etj.
Idetë largpamëse të këtij ambasadori ekselent, shpëtimtarit të popullit të Kosovës, bënë të mundur çeljen e Zyrës së këtij Misioni në Tiranë, për të vepruar në Ballkan, në vende në zhvillim, si dhe në shumë shtete të tjerë ku punojnë dhe jetojnë bashkëkombasit tanë shqiptarë.
Në mbi pesëmbedhjetë vitet e veprimtarisë së Zyrës së DMPP në Tiranë, me anëtarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e Misionit, mesazhi i saj në radhë të parë ka konsistuar për t’iu drejtuar çdo qytetari me moton “Lobim, Lobim dhe vetëm Lobim për Paqen, Edukimin dhe Qytetërimin Modern”.
Veçanërisht në këto vite është punuar për edukimin dhe arsimimin e një brezi të ri misionarësh paqeje që e duan, e praktikojnë dhe e rrënjosin Paqen në të gjitha institucionet parashkollore, shkollore, universitare, akademike, në shoqërinë civile në mbrojtje dhe respektim të lirive dhe të drejtave themelore të Njeriut.
Në arritjen e këtyre objektivave, një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë ndër vite anëtarët e këtij Misioni, të cilët janë figura dhe personalitete të shquar nga shumë vende dhe kombe të Botës. Është rasti të veçojmë bashkëpunimin e ngushtë dhe shumë të frytshëm të themeluesit dhe Presidentit të Akademisë Universale Globale të Paqes Dr. Madhu Krishan (Indi), Presidenti i “Azzurro Italia” Dr. Attilio Miani (Bari-Itali), senatori Shelten Neth (Mikronezia), Ambasadori William Weiss (SHBA), biznesmeni Dr. Milesz Sandor (Budapest – Hungari), kryepeshkopi Dr. Josep Jankin (Nigeria), Kryepeshkopi Dr. Jose A. P. Moreno, në SHBA, etj.
2. Është rasti që në këtë 15 – vjetor të çeljes së Zyrës së Misionit në Tiranë të veçojmë edhe rolin, ndihmesën e veçantë dhe kontributin që kanë dhënë bashkëpunëtorët, që janë të kategorive të ndryshme: akademikë, politikanë, shtetarë, diplomatë, biznesmenë, universitarë, përfaqësuese të organizatave të grave, të rinisë, etj., nga Shqipëria dhe mbarë trevat ku jetojnë dhe punojnë bashkëkombasit tanë shqiptarë.
Me përvojën tashmë modeste mbi 15-vjeçare, bazuar në Statutin dhe Programin e punës së tij, Misioni DMPP synon:
-ridimensionimin e imazhit të vendve ballkanike, të vlerave të tyre arsimore, kulturore dhe humane në shërbim të Paqes, bashkëjetesës dhe fqinjësisë së mirë rajonale;
-lobimin në bazë të parimeve të OKB-së për nxitjen e edukimit, arsimimit, evidentim të vlerave kulturore, e kujdesit shëndetësor, sidomos për mbrojtjen dhe ushtrimin e të drejtave njerëzore tek shtresat shoqërore në vështirësi, në rajone të përfshira në kriza politike apo fatkeqësi natyrore;
-krijimin e lobeve në mbështetje të zhvillimeve demokratike të vendeve dhe popujve të rajonit dhe në botë;
-për bashkëpunim ekonomik, për lëvizjen e kapitaleve në ndihmë të vendeve në zhvillim, për rritjen e mirëqënies ekonomike dhe forcimin e shoqërive demokratike, etj.
DMPP ka organizuar dhe synon të organizojë konferenca e takime donatorësh për financim të projekteve që sjellin zhvillim, si dhe të ideve në shërbim të forcimit të Paqes.
Kështu mund të përmendim që gjatë viteve u realizua me nisiativën e këtij Misioni dhe në bashkëpunim me autoritete të pushtetit vendor, bërja dhe vendosja e bustit të Ish-Ambasadorit Amerikan Richard Holbrooke në Komunën Viti – Kosovë dhe në një ndër sheshet më të gjëra në qytetin e Fierit, Shqipëri.
Është vendosur busti i Senatores Amerikane Hillary Clinton në Sarandë, Shqipëri, etj.
Një falenderim meriton edhe aktiviteti për vlerësimin e figurës së Misionarit të Pajtimit të gjaqeve në mbarë Kosovën Anton Çeta, në rastin e vendosjes së bustit të tij në vendlindje, në Rrëshen, Mirditë, etj.
Organizimi dhe realizimi i “Ditës së Paqes” në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest, meriton vëmendje të veçantë si aktivitet për sensibilizim për popujt e Ukrainës dhe Rusisë, etj.
Në shume aktivitete ceremoniale janë vlerësuar me çertifikata mirënjohje dhe me diploma nderi shumë misionarë Paqeje.
Të tjerë personalitete janë vlerësuar dhe me tituj Doktor Honoris Causa për veprimtarinë e tyre si aktivistë humanitarë Botërorë.
Disa anëtarë dhe bashkëpunëtorë jane vlerësuar edhe me medalje ari si Urdhëri i Misionarit të Paqes Shenjtorja Nënë Tereza, etj.
Përgatiti:
Dr. Vangjel MITA Këshilltar Diplomatik në DMPP






