Agjensia Investigative Stop Krimi, me Drejtor Ekzekutiv Fatimir Sena, organizoi analizën 6-mujore të veprimtarisë së saj në mbështetje të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe strukturave policore ballkanike dhe europiane në luftën kundër kriminalitetit, drogës, terrorizmit dhe trafiqeve njerëzore.
Kjo veprimtari u zhvillua në mjediset e Prefekturës së Tiranës në bashkëpunim me sektorin përkatës të kësaj prefekture dhe strukturat policore të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Merrte pjesë dhe Orgamizata Ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) me Guvernator Shefki Hysa, si institucion që e ka mbështetur këtë agjensi në veprimtarinë e saj informuese për parandalimin e dhunës dhe kriminalitetit.
Merrte pjesë dhe Kassalla Grup me Administrator Genti Kasalla.
SHPËRNDAJE






