Flitet se dikur në Tokë jetonin njerëz gjigandë. Disa besojnë në këtë teori e të tjerë jo. Por në fakt gjetja e skeleteve të qenieve humanoide me dimensione më të mëdha se sa njerëzit e sotëm, ka qenë e shpeshtë dhe e dokumentuar, çka e bën të vështirë skepticizmin dhe rrit kuriozitetin.
Edhe bibla, ashtu si librat e tjerë të shenjtë flet për disa gjigandë, në veçanti në librin e gjashtë të gjenezës:
Kur njerëzit në Tokë filluan të shumohen dhe lindën vajzat e tyre, djemtë e Zotit panë se vajzat e njerëzve ishin të bukura dhe i morën për gra ato që deshironin. Atëherë Zoti tha:
Shpirti im nuk do të jetë gjithmonë me njeriun, sepse ai është prej mishi dhe jeta e tij do të jetë 120 vjeçare.
Në atë kohë ekzistonin gjigandët në tokë, por edhe më vonë. Kur bijtë e Zotit u bashkuan me vajzat e njerëzve lindën fëmijët e tyre. Këta janë pikërisht heronjtë e antikitetit. Shumë studiues shprehen të bindur për faktin se veprat gjigande të së shkuarës janë vepra të këtyre qenieve gjigande.
Ekzistenca e gjigandëve mund të shpjegohjë dhe menyrat e ndertimit te veprave gjigande të trasheguara nga e kaluara: Tempulli Serapeum, monumenti gjigand Stonehenge, qyteti magjepsës Machu Picchu, etj.
Mitet dhe legjendat shqiptare flasin edhe për gjigandë që kanë jetuar rreth 12 mijë vjet më parë në Shqipërinë e Jugut, në Labëri dhe sidomos në Çamëri. Këta ishin Elimët. Madje qenësinë e tyre e përmend edhe Virgjili, shkrimtar I atikitetit romak, në librin e pestë të Eneidës, kur tregon për një garë vrapimi midis dy heronjsh antikë, Elimit dhe Panopesë… Elimi shqiptar dhe Panopeja hero grek. Garën e fitoi Elimi.
Mbetjet e ndërtimeve gjigande në Çamëri flasin për ekzistencën e gjigandëve elimë, mbi bazën e tyre dhe të mitologjisë çame është shkruar dhe tregimi “Elimët”, nga shkrimtari Shefki Hysa. Lexojeni këtë tregim dhe pastaj bisedojmë nëse ekzistonin këta gjingandë apo jo!?…
Dr. Shefki Hysa
Shkrimtar


