Redaksia e Revistës “Krahu i Shqiponjës”
Revistë Politike, Kulturore, Letrare dhe Shoqërore i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), Tiranë, Shqipëri
Njoftim për opinionin:
Në numrin e radhës të revistës tonë është botuar kumtesa me titull, “Liria, Marrëdhëniet, Paqja dhe Siguria”, e autorit Sulejman Abazi. Sipas reagimit në rrjetin social facebook të Astrit Selmanaj, me pretendimin se në këtë kumtesë është bërë plagjiaturë nga botimi i tij “Shteti i Popullit pa Parti”, sqarojmë:
Kumtesa e Sulejman Abazit është dorëzuar e plotë, me tekstin e shtypur dhe referencat përkatëse, në datën 1 tetor 2022, e mbajtur në takimin me të rinjtë e Misionit Dipliomatik për Paqe e Zhvillim. Botimi i saj në faqet e revistës tonë është bërë i përmbledhur dhe pa referenca, sipas miratimit të formës redaksionale të revistës për shkak të hapësirës dhe faqeve të kufizuara. Kumtesa origjinale ndodhet në redaksinë tonë, e prituar, vulosur dhe protokolluar.
Tiranë më 03.05.2023