Bradley Owen (lindur 23 maj 1950, Tacoma, Washington) është një politikan i shquar amerikan.
Ai është anëtar i Partisë Demokratike dhe aktualisht shërben si Zëvendës Guvernatori i 15-të i shtetit të Uashingtonit.
Owen është aktualisht Zëvendës Guvernatori që ka shërbyer më gjatë në Shtetet e Bashkuara. Në rast se guvernatori heq dorë nga posti i tij, Owen do të marrë postin e guvernatorit deri në mbajtjen e një zgjedhje të posaçme.
Owen ishte pronar i një biznesi të vogël para se të hynte në politikën amerikane.
Ai u zgjodh si Komisioner i Financave të qytetit Shelton dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington në vitin 1976 dhe ka shërbyer në ato poste deri në vitin 1983, kur u zgjodh në Senatin e Shtetit të Uashingtonit. Tani është edhe President i Senatit.
Në vitin 1989, ai formoi një organizatë jo-fitimprurëse të quajtur Strategji për Rininë, fillimisht si një mënyrë për të luftuar abuzimin me substancat e paligjshme në mesin e të rinjve të Uashingtonit dhe më vonë me një theks më të madh në ngacmimin dhe respektimin e diversitetit. Programi përfundoi në vitin 2011.
Në vitin 1996, Owen u zgjodh si zëvendës guvernator i shtetit të Uashingtonit dhe iu përkushtua kësaj detyre.
Ai u rizgjodh në këtë pozitë në vitin 2000, 2004, 2008 dhe 2012. Mandati i tij aktual skadon në janar të vitit 2017.
Më 2 prill të vitit 2008, Mbreti i Spanjës Huan Karlos I i dorëzoi politikanit Owen Urdhërin e Isabellës Katolike, apo kalorësia spanjolle.
Bradley Owen është mik i Shqipërisë dhe së bashku me një grup personalitetesh të Politikës, Diplomacisë dhe Biznesit Amerikan përpiqet të sigurojë financime për projekte social-komunitare për zhvillimin e vendit tonë.
Bradley Owen, krahas angazhimeve politike dhe në detyrave shtetërore, nuk i ka lënë asnjëherë pas dore shërbimet e tij si personalitet bamirës ndaj komuniteteve në vështirësi ekonomike. Ai është jo vetëm politikan dhe zyrtar model, por edhe misionar paqeje i përkushtuar.
Misioni Diplomatik Për Paqe dhe Zhvillim (Diplomatic Mission Peace and Prosperity) e ka nderuar politikanin Bradley Owen me titullin Ambasador Nderi dhe Misionar Paqeje për merita të veçanta në shërbim të Paqes Botërore.
Dr. Shefki Hysa