Chakkaravarthy Munuswamy ka lindur më 8 gusht 1971 në Indi. Ai e kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje. Që në moshë të re, ai u dallua në shkollë si një nxënës me aftësi të dalluara. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në fushën e ekonomisë në Universitetin e Madras dhe u diplomua në vitin 1992 si një nga studentët më të mirë të gjeneratës së tij. Chakkaravarthy vendosi t’i zhvillojë më tej aftësitë e tij dhe mori një Master në Menaxhim Banke nga Universiteti Alagappa në vitin 2001. Në vitin 2007 ai mori një çertifikatë nga Instituti Indian i Bankave dhe Financës, Mumbai, dhe në vitin 2008 një Diplomë pasuniversitare në financë-kontabilitet për këshillim financiar nga Instituti Indian i Bankave dhe Financës, Mumbai.
Përveç formimit të tij arsimor, Chakkaravarthy ka marrë shumë certifikata në disa kurse ku ai ka marrë pjesë, si në Veprimet e Thesarit, Agjent i Derivateve dhe Agjent i Tregut të Kapitalit. Ai gjithashtu zotëron çertifikata në Financa Tregtare dhe Kundër pastrimit të parave për aftësitë e tij profesionale në këto fusha.
Chakkaravarthy Munuswamy ka një përvojë të pasur prej gati 19 vitesh në Veprimet e kredive, Menaxhimin e rrezikut të kredisë, Menaxhimin e Dosjeve dhe Menaxhim ekipi. Ai filloi të punojë me Bankën indiane në maj 1992 dhe si një nga ekonomistët më të aftë dhe të devotshëm të kësaj banke deri në gusht 2008, në vende të ndryshme në Indi. Gjatë kësaj kohe, Chakkaravarthy vendosi të zhvendoset në Shqipëri dhe u emërua si shef i kredisë dhe të menaxhimit të riskut të kredisë në Bankën Ndërkombëtare Tregtare, Tiranë, Shqipëri. Ai ka punuar në këtë bankë nga nëntori 2008 deri në gusht 2011 dhe dha kontributin e tij të çmuar për këtë bankë dhe për të gjithë klientët e saj.
Nga tetori 2011 deri në dhjetor 2012, Chakkaravarthy punoi si Këshilltar i Financave dhe Zhvillimit të Biznesit për Grupin e kompanive Uldedaj në Tiranë, Shqipëri. Që nga janari i vitit 2013 ai punon si këshilltar financiar për klientët ndërkombëtarë në Hong Kong, Kinë, Malajzi dhe Indi. Aktualisht Chakkaravarthy është Drejtor i Grupit Indo Ballkan Shpk, në Tiranë, Drejtor i Kompanisë Investimet Perspektiva të Mprehta në Hong Kong dhe Drejtor i Investimeve në Minerale dhe Miniera Hitech në Tiranë, Shqipëri.
Gjatë karrierës së tij profesionale, Chakkaravarthy është dalluar për shumë arritje në postet që ai ka mbajtur. Ai ka marrë bonus të veçantë për uljen e HJP-ve në nivelin më të ulët për vitin 2009 dhe u klasifikua si Shef i suksesshëm i kredisë së Bankës në mesin e grupit të bankave në vende të tjera. Ai ka arritje profesionale në fushën e Kredive për të ardhurat suplementare të sigurisë, Kredi bujqësore, Burime njerëzore dhe departamentet drejtuese të Bankës në Bankën indiane. Ai ka punuar edhe si anëtar i Komisionit të Lartë Drejtues, Komitetit të Kredive, Komitetit të Auditimit të Bankës në Shqipëri. Përveç kësaj, ai ishte udhëheqës i të NVM-ve dhe përpunimit të kredive të korporatave dhe i Ekipit të Kontrollit të Kredive.
Chakkaravarthy ka një përvojë të pasur në analizën e propozimeve të kredive të korporatave, NVM-ve dhe veprimeve bankare. Ai zotëron aftësi të mëdha në krijimin e produkteve të reja të përshtatshme për tregun dhe ishte anëtar i komiteteve të ndryshme të menaxhimit të lartë të bankës. Ai ka njohuri të shumta në kredi, raportet, menaxhimin e riskut, analizave të testit të stresit, mirëmbajtjen e kredive të sistemit ZKB, etj. Ai është një projektues i prirur me dhunti për zbatimin e strategjive të reja për rritjen e përshpejtuar të organizatës.
Chakkaravarthy është i përgatitur mirë në Mesazhimet SWIFT, Rimëkëmbjen e HJP-ve dhe transaksionet e FX, mbajtjen e objektivave KNC (kritikës ndaj Cilësisë), KNP (kritikës ndaj procesit) dhe është i përfshirë në planifikimin për procesin. Aftësitë e tij përfshijnë gjithashtu: dhënien e ndihmës në hartimin dhe zbatimin e programeve të kënaqësisë së konsumatorëve, bashkëveprimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me të gjithë përbërësit e brendshëm e të jashtëm të klientit në të gjitha nivelet, mbajtjen maksimale të klientëve dhe arritjen e të ardhurave.
Chakkaravarthy është i aftë në manovrimin e përfitimeve duke siguruar shfrytëzimin optimal të burimeve në dispozicion dhe është në gjendje të ofrojë planifikimin e optimizimin e burimeve efektive, duke u fokusuar në reduktimin e kostos, rritjen e produktivitetit dhe përfitueshmërisë. Gjatë karrierës së tij profesionale, ai ka fituar përvojë të gjerë në mbikëqyrjen dhe dhënien e shërbimit të konsumatorëve dhe tani është një profesionist i kompletuar me një qëndrim proaktiv, me aftësi të forta analitike në zgjidhjen e problemeve dhe aftësive organizative.
Chakkaravarthy Munuswamy, si një intelektual erudit, me një zemër fisnike dhe bamirëse, ka ndihmuar shumë shtresat sociale në nevojë. Ai mbështet studentët nga familjet e varfra, prindërit e të cilëve nuk janë në gjendje të paguajnë për vazhdimin e shkollimit të tyre, edhe pse ata nxënës janë të kualifikuar e me nota shumë të larta në klasën e tyre aktuale. Chakkaravarthy i zgjedh ata studentë dhe paguan për arsimimin e tyre dhe shpenzime të tjera për të përfunduar diplomimin e tyre dhe u siguron edukimin se si të mbështesin të tjerët.
Përveç kësaj, Chakkaravarthy së bashku me bashkëpunëtorët e tij organizojnë seminare dhe konferenca sensibilizuese për promovimin e shëndetit mendor me mbështetjen e mjekëve të profilit të lartë nga India në Shqipëri.
Kohët e fundit ata kanë regjistruar organizatën e tyre të quajtur “Fondacioni Bamirës Munuswamy ” në Indi për të ndihmuar studentët në të gjitha nivelet për të vazhduar shkollimin e tyre. Ata punojnë edhe me organizata të tjera të mirëqenies dhe japin mbështetjen maksimale të mundshme në formën e ndihmës financiare.
Chakkaravarthy është një nga misionarët më të përkushtuar të paqes në Organizatën Ndërkombëtare Lobuese Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, të akredituar nga OKB, BE, SHBA.
Chakkaravarthy Munuswamy është Konsull Nderi i këtij misioni që vepron në Ballkan dhe në mbarë botën për paqe dhe prosperitet në ndihmë të vendeve në zhvillim, në bazë të parimeve të demokracisë amerikane.