Kujtdo që i është dhënë mundësia ta takoj, qoftë edhe njëherë, Gjeneral Dedë Prengën, e ka të pamundur ta harroj atë, ndoshta kjo lidhet me veçantësinë e profilit të tij sa profesional aq edhe njerëzor. Po kush është ushtaraku ynë i lartë i admiruar nga të gjithë?
Gjeneral Dedë Prenga ka lindur në Spaç, Mirditë, më 27 janar 1960, fshat në të cilin filloi dhe kreu arsimin fillor, për t’u përzgjedhur si një nga kandidatët më të mirë për të qenë Oficeri i radhës i Forcave tona të Armatosura. Në vitet 1974 – 1978 kreu me sukses shkollën e mesme ushtarake në specialitetin e ndërtimit. Pasi përfundoi studimet pasuniversitare në Shkollën e Bashkuar Ushtarake dhe u bë Oficer Aktiv, ai ka shërbyer në një sërë detyrash, nga niveli më i ulët i hierarkisë së Lidershipit në Forcat e Armatosura Shqiptare deri në nivelin më të lartë, duke kaluar pothuajse të gjitha poligonet; komandant toge, shef kompanie, batalioni, regjimenti dhe komandant i KDS, deri edhe Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Krahas detyrave dhe dislokimeve të shumta brenda vendit, ai ka shërbyer edhe si përfaqësues në strukturat ushtarake dhe diplomatike jashtë vendit.
Puna dhe kontributi i Gjeneral Dedë Prengës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është vlerësuar shumë, pasi është promovuar si një nga ushtarakët më të përkushtuar, profesional dhe më me përvojë në kryerjen e misionit të tij si Atashe ushtarak, në Vjenë.
I martuar me Angelinën, me profesion mësuese, kanë tre djem, më i vogli ndjek traditën e të atit; ai ka mbaruar studimet në Turqi dhe është tashmë oficer i Forcave të Armatosura me gradën Nëntoger.
Gjeneral Deda ka ndjekur gjithashtu kurse të ndryshme kualifikimi brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në Gjermani duke përfshirë Akademinë e Lidershipit dhe Kursin e Sigurisë Evropiane në Hamburg, si dhe kurse të tjera në Qendrën Marshall.
Njeh mire gjuhën gjermane dhe angleze.Për punën dhe përkushtimin e shkëlqyer gjatë karrierës së tij gati 40-të vjeçare, është dekoruar me medalje të ndryshme, nga personalitete vendase dhe të huaja.
Për angazhimin e madh dhe kontributin e tij të çmuar në fushën e Sigurisë Kombëtare, Njerëzimit, Arsimit dhe Administratës Publike, për frymëzimin e bashkëjetesës sociale dhe paqes ndërkomunitare, si Oficer i Lartë, Gjeneral i Forcave të Armatosura Shqiptare, si Drejtues i shquar i Shoqërisë Civile në Ballkanin, si Komisioner i Lartë i Sigurisë i DMPP, si Filantrop, si Luftëtar i Paqes dhe Misionar i Paqes, si Aktivist i njohur i të Drejtave të Njeriut, si Promovues i Misioneve të Ardhshme që sjellin paqe dhe prosperitet për mbarë njerëzimin, Organizatat Ndërkombëtare “Ðiplomatic Mission Peace and Prosperity”, e ka nderuar atë me Medaljen e Artë “Gjenerali i Paqes Dwight D. Eisenhower”.
Por vlerësimet për personalitetin e lartë, Gjeneral Dedë Prenga, duket se nuk kanë të mbaruar; ishte pikërisht Uriversiteti i Kombeve të Bashkuara për Paqen Botërore që vetëm pak ditë më parë do ta nderonte gjeneralin tonë me titullin “Doctor Honoris Causa për Sigurinë Ndërkombëtare”.
Profesionalizmi i lartë, kudo ku ka punuar, por edhe thjeshtësia e vyrtyti që e karakterizon e kanë shpallur tashmë Dedë Prengën si Gjeneral të përjetshëm të Luftës dhe Paqes.