Dr. Shefki Hysa, Guvernator i DMPP, në bashkëpunim me kryesinë e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” dhe Stafin e Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) nderojnë Misionaren e Paqes gazetaren, publicisten dhe shkrimtaren e mirënjohur Zenepe Luka me titullin “Aktiviste e Shquar e Njerëzimit” dhe Ambasadore Nderi e DMPP dhe strukturave të veta!
Në një aktivitet festiv ku mernin pjesë personalitete të shquara të artit, kulturës, gazetarisë, shoqërisë civile e fusha të tjera ku përmendim aktoret “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa e Tinka Kurti, bilbilin e muzikës popullore Irini Qirjako, prezantuesen e mirënjohur të skenës Silvana Braçe, gazetarët Rezart Xhaxhiu e Anila Basha, mikja e ngushtë dhe bashkëpunëtore e Zenepes, Vllasova Musta e shumë e shumë miq e mikesha të gazetares.
Ambasadorja jonë është një vajzë që nuk di të plaket ndaj i urojmë asaj qindra përvjetore lindje përplot realizime e suksese sikundër deri më sot!
SHPËRNDAJE











