Ambasador Dr. William Weiss, Ambasador Nderi i “Diplomatic Mission Peace and Prosperity” (DMPP) i nderuar gjithashtu me titullin “Ambasador i Artë Richard Holbrooke”, drejtues dhe përfaqësues i Shoqërisë Diplomatike “Saint Gabriel”, pret në Selinë e Tij, në Konsullatën e Maltës, në SHBA, Kardinalin e vetëm Shqiptar Dom Ernest Simoni Troshani, Ambasador Nderi i DMPP dhe strukturave të tij!
Gjatë takimit dy krerët e Klerit dhe Diplomacisë diskutuan dhe ranë dakort për gjetjen e strategjive të përbashkëta për ndërtimin e Paqes në Ballkan e më gjerë në të gjitha vendet në zhvillim, etj.
Shkëlqesia e tij Kardinali Dom Ernest Simoni Troshani përsëriti mesazhin e Papës Francis se një botë në paqe i shërben jo vetëm besimit katolik, por mirëqenies së mbarë popujve të Globit.
Nga ana e tij, konsulli i Maltës, në SHBA, Ambasadori Dr. William Weiss theksoi se Malta dhe SHBA kanë ditur gjithmonë të ndërtojnë ura bashkëpunimi paqeje që lidhin jo vetëm besimet fetare, por mbarë shoqërinë njerëzore, kështu që do ta kenë më shumë në qendër të vëmendjes Shqipërinë, vendlindjen e Shenjtores Nënë Tereza dhe të vetë Kardinalit Troshani, Ballkanin, etj.
Dr. Shefki Hysa