Dr. Prof. Sulejman Abazi, ka lindur në qytetin e Vlorës më 07. 05. 1954. Shkollën e mesme të përgjithshme Ushtarake e kreu në vitin 1972. Arsimin e lartë, në degën e Akademisë Ushtarake “Skënderbej” do ta përfundonte në vitin 1976. Në vitin 1986 ka kryer Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; Kursin e Lartë të Shtatmadhorisë (Master), në vitin 1989. Në vitin 1999 merr titullin Doktor i Shkencave, në Psikologji në Universitetin Publik të Tiranës. Në vitin 2001 përfundon Kursin e Drejtimit të Brendshëm në Akademinë e Bundesverit, Berlin.
Dr. Sulejmani ka qenë drejtues i disa njësive ushtarake të FA të Shqipërisë, studiues në fushën ushtarake dhe pedagog në Akademinë e Mbrojtjes. Zotëron gradën ushtarake “Kolonel”. Pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin “Iliria” në Prishtinë. Nga Federata e Paqes Universale është shpallur “Ambasador për Paqen”, që nga viti 2005..
Për arritjet dhe sukseset në punë ai është vlerësuar me katër dekorata të ndryshme të shtetit shqiptar. Trajnuar dhe diplomuar në seminarin e Doktrinës së Përbashkët të FT të SHBA, prill 2003 dhe nga “Assistenet Albania” në çështjet e marrëdhënieve të publikut me pushtetin vendor. Mban postin “drejtor për BE” në Agjensinë Investigative “Stop Krimit”. Pjesmarrës në 9-të simpoziume shkencore në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni. Ka kryer studime dhe botime në revista shkencore në fushën e edukimit qytetar, psikologjisë sociale, psikologjisë ushtarake, të Sigurisë Kombëtare dhe në interes të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Kontributi Shkencor.
Pavarësisht profilit të tij ushtarak dhe kontibutit të vyer në stukturat drejtuese të Forcave të Armatosura Prof. Sulejmani njihet edhe për botimet e tij në fusha të ndryshme, ku do të veçonim:
Libër, “Hapësira social psikologjike në Forcat e Armatosura”, SHB e FA, Tiranë 1999.
Libër, “Psikologjia e ndryshimit në Forcat e Armatosura të RSH”, SHB “Toena”, Tiranë 2001.
Libër, “Psikologjia e luftës kundër luftës”, Nr 1. SHB “Albpeipër”, Tiranë, 2003.
Libër, “Psikologjia e luftës kundër luftës”, Nr 2. SHB “Albpeipër”, Tiranë, 2003.
Libër, “Strategjia e Sigurisë në Filozofinë e Bashkimit Kombëtar”. SHB “Toena”, Tiranë 2004.
Libër, “Kombi Shqiptar në Udhëkryq”. SHB “Arbëria”, Tiranë 2005.
Libër, “Çamëria, rikthimi tek lavdia e etërve të dikurshem”. SHB “Dajti”, Tiranë 2007.
Libër, “Psikologjia në Drejtim”. SHB “Dajti”, Tiranë 2007.
Libër, “Çështja Çame në Strategjinë tonë Kombëtare”. SHB “Rugova Art”, Prishtinë, 2012.
Libër, “Sazani – Ishulli i Perëndive”, SHB “Migeeralb”, Tiranë 2015.
Libër, “Mbi Edukimin Qytetar – Adoleshenca”, SHB “Migeeralb”, Tiranë 2017.
Konsulent shkencor në tema studimore “Master” dhe kandidatë për Doktoratura. Autor i komenteve politike, analizave dhe materialeve studimore në publicistikë. Redaktor shkencor dhe redaktor i 12 botimeve, autor i parathënieve dhe vlerësimeve të botuesve të ndryshëm.
Për të gjitha vlerat profesionale dhe humane që Dr. Sulejman Abazi mbart mbi supe, Organizata ndërkombëtare “Diplomatic Mission Peace and Prosperity” vendosi ta bënte atë pjesë të vetën, duke e përfshirë në strukturat e saj të nderit, në pozicionin e Komisionerit të lartë për Paqen Botërore. Duke marrë shkas nga ky vlerësim, Akademia e Paqes Botërorë dhe Univesiteti i OKB-së për Paqen Botërore, në datën 11 prill 2018, i akordoi Dr. Prof. Sulejman Abazit, titullin Doktor “Honoris Causa“ për Sigurinë dhe Humanitetit.