Skulptori i mirënjohur Dylber Neziri ka lindur më dy shkurt të vitit 1963. Që në vogëli u dallua për shkathtësi e zgjuarsi dhe në veçantësi për talent të spikatur në lëmin e pikturës. Ishte pkërisht talenti që e nxiti të fillonte studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë, më pas Bachelor në programin e studimit “Skulpturë”, për ta përmbyllur me Master në programin e studimit “Skulpturë qeramike” në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Karjerën Dylberi do ta niste fillimisht si arsimtar në Topojan, Kllobcisht, Kërcisht; fshatra këto që i përkasin krahinës së Maqellarës së rrethit Dibër, nga ku rrjedh edhe origjina e fisit të tij, e më pas Metodist në “Shtëpinë e Kulturës po në Maqellare.
Pas ndryshimit të sistemit politik Dylberi i pari që do themelonte “Albanian Art Foundry”, të vetmen fonderi arti që merret me krijimin dhe derdhjen e skulpturave në bronz.
Gjithashtu Dylber Neziri ka themeluar dhe drejton dhe një tjetër bniznes privat, “Prodhime artizanale me tapiceri”.
Veprat publike të autorit:
Busti “Nana”, Kosovë.
Busti i “Kamber Prishtës” ,Skrapar.
Memoriali për heroin “Shkëlzen Haradinaj”, Pejë.
“Baba Fetah Kolonja”, Skrapar.
“Peshkatari”, Durrës.
“Bob Dylan”, Durrës etj.
Ndërsa veprat publike të Fonderisë që skulptori ynë drejton janë me dhjetëra vepra te autorve të ndryshëm që i kalojnë kufijnjtë e Shqiperisë dhe shtrihen në mbarë Globin, ku veçojmë:Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën, Italinë, Kanadanë, USA etj.
Komunikimi dhe përkushtimi janë dy nga cilësitë e shumta që e karakterizojnë personalitetin e tij dhe e bëjnë atë jo vetëm një skuptor të mirë, por edhe një vlerë të rrallë të shoqërisë njerëzore.
Për vlerat e rralla artistike dhe humanirare, skulptori Dylber Neziri është përzgjedhur nga Organizata Ndërkombatëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) dhe është titulluar Misionar Paqeje, Ambasador Nderi, si dhe i është akorduar Medalja e Artë “Urdhëri i Misionarit të Paqes Shenjtorja Nënë Tereza”.
Për aktivitetin e tij, Skulptori Neziri është vlerësuar edhe nga parnerët ndërkombëtarë të DMPP, gjë që shprehet edhe në letrën e falenderimit të AUGP drejtuar këtij personaliteti:
I nderuar Dylber Neziri,
Është një kënaqësi e madhe për mua t’ju drejtohem përmes kësaj letre për angazhimin dhe sakrificat tuaja si luftëtar i Paqes Sociale, si Skulptor dhe Administrator i Albanian Bronze Foundry, si Ideues, Organizator, Drejtues dhe Realizues i shume veprave artistike ne Skulpture ne Shqiperi, Kosove dhe Ballkan, si Drejtues i disa Institucioneve Shteterore, një ndër liderët më të përkushtuar të Shoqërisë Civile në Ballkan ne fushen e Artit dhe Kultures, si Misionar Paqeje i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) dhe veçanërisht si faktor që punoni prej vitesh për të konsoliduar Paqen në Ballkan e në Botë. Ju jeni vërtet jo vetëm një skulptor i shumevleresuar, intelektual, personalitet humanitar, por edhe artist dhe drejtues, i derdhjes se shume punimeve artistike ne bronz.
Duke lexuar biografinë tuaj cilido ndihet i frymëzuar nga aktiviteti juaj si Skulptor, si lider shoqëror, si intelektual dhe tani edhe si Misionar Paqeje i DMPP, institucion ndërkombetar i përkushtuar ndaj shërbimeve qytetare dhe sociale që ndihmojnë komunitetet paqedashëse të Shqipërisë, Kosovës, të Ballkanit e të vendeve të tjera në zhvillim në rrugën e tyre per paqe e prosperitet. Në sakrificat dhe qëndresën që ju karakterizon gjatë gjithë aktivitetit tuaj artistik e shoqëror tanimë pasqyrohet dukshëm edhe shembëlltyra e Gandit, Martin Luter King, Mandelës dhe Shenjtores Nënë Terezë, personalitete ideatorë dhe frymëzues të Paqes Moderne Botërore.
Sot ju vlerësoheni me Medaljen e Artë Urdhëri i Misionarit të Paqes Mahatma Gandhi, simbol i gjenialitetit të këtij personaliteti kaq brilant të paqes dhe filantropisë botërore dhe në shpirtin tuaj rezonon edhe shenjtëria e kësaj figure.
Duke ju falenderuar në emër të Academy of Universal Global Peace (AUGP), American Diplomatic Mission for World Peace (ADMWP) dhe Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) dhe Diplomatic Society Saint Gabriel (DSSG), ndihem krenar për angazhimin tuaj të madh dhe kontributin e shquar që po jepni si faktor paqeje. Edhe njëherë dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet e mia më të ngrohta në emër të gjithë partnerëve tanë paqedashës, paqebërës dhe paqeruajtës.