Prof. Dr. Elmaz Sherifi ka lindur më 28. 12. 1951.
Formimi i tij intelektual i ka kaluar të gjitha fazat e arsimimit, që nga diplomimi pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike, studimi Pas Universitar në Ekonomi e deri te Doktorimi në Shkencë, me tezën “Istitucionet politike Shqiptare nga 1912 ne 1920”.
Përveç vlerave të rralla si intelektual i plotësuar në shërbim të Kombit Shqiptar, Prof. Dr. Elmaz Sherifi ka qënë edhe përfaqësues politik deri në instancat më të larta të shetit shqiptar, si deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë e deri dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.
Ai është dalluar për angazhimin e madh dhe kontributin e çmuar në fushën e Politikës, Jurisprudencës, Arsimit, Edukimit, Parlamentarizmit, Administratës Publike dhe Njerëzimit.
Prof. Dr. Elmaz Sherifi shquhet për frymëzimin e bashkëjetesës shoqërore dhe paqes komunitare e ndërkomunitare, si Pedagog model, si Doktor i Shkencave Politike, si Studiues, si Profesor, si Drejtor në institucione të ndryshme arsimore të Shqipërisë, si ish-ministër dhe deputet shqiptar, si filantrop, si misionar i paqes globale, si aktivist i njohur i të drejtave të njeriut, si promovues i misioneve të së ardhmes, që sjellin paqe dhe prosperitet për mbarë njerëzimin,
Për gjithë këto vlera në shërbim të shoqërisë civile shqiptare dhe botërore, organizata ndërkombëtare Diplomatic Mission peace and Prosperity (DMPP) dhe partnerët e saj amerikanë, e kanë nderuar me titujt Misionar i Paqes Globale si dhe Ambasador Nderi i DMPP.