Gjeneral Dedë Prenga i lindur në Spaç të Mirditës, më 27 janar 1960, fshat në të cilin nisi dhe kreu arsimin fillor, për t’u përzgjedhur si një nga kandidatët më të mirë për të qenë Oficeri i radhës i FA. Në vitet 1974-1978 kreu me sukses shkollën e mesme ushtarake në specialitetin e ndërtimit. Pasi përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Shkollën e Bashkuar Ushtarake dhe u bë Oficer Aktiv, ai ka shërbyer në një sërë detyrash duke filluar nga niveli më i ulët i hierarkisë së Lidershipit në Forcat e Armatosura Shqiptare deri në nivelin më të lartë duke kaluar pothuajse në të gjitha shkallët e piramidës, komandant toge, shef kompanie, batalioni, regjimenti dhe komandant KDS, deri në Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke filluar nga Toger deri në gradën Brigadier. Krahas detyrave dhe vendosjeve të shumta brenda vendit. ai ka shërbyer edhe si përfaqësues në strukturat ushtarake dhe diplomatike jashtë vendit.
Puna dhe kontributi i tij në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është vlerësuar shumë, pasi është promovuar si një nga ushtarakët më të përkushtuar, profesional dhe me përvojë në kryerjen e misionit të tij si Atashe ushtarak në Vjenë.
I martuar me Angelinën, me profesion mësuese, kanë tre djem, më i vogli ndjek traditën e të atit dhe studion në Turqi për të qenë oficer i ardhshëm i Forcave të Armatosura.
Studimet pasuniversitare i kreu në Akademinë Ushtarake të Tiranës nga viti 1989 deri në vitin 1991.
Ai ka ndjekur kurse të ndryshme kualifikimi brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në Gjermani duke përfshirë Akademinë e Lidershipit dhe Kursin e Sigurisë Evropiane në Hamburg, si dhe kurse të tjera në Qendrën Marshall.
Njeh mirë / nivelin 3, gjuhën gjermane dhe angleze.
Për punën dhe përkushtimin e shkëlqyer gjatë karrierës së tij mbi 36 vjeçare, është dekoruar me medalje të ndryshme, nga personalitete vendase dhe të huaja.
Për angazhimin e madh dhe kontributin e tij të çmuar në fushën e Sigurisë Kombëtare, Njerëzimit, Arsimit dhe Administratës Publike, për frymëzimin e bashkëjetesës sociale dhe paqes ndërkomunitare, si Oficer i Lartë, Gjeneral i Forcave të Armatosura Shqiptare, si Drejtues i shquar i Shoqërisë Civile në Ballkani, si Komisioner i Lartë i Sigurisë i DMPP, si Filantrop, si Luftëtar i Paqes dhe Misionar i Paqes, si Aktivist i njohur i të Drejtave të Njeriut, si Promovues i Misioneve të Ardhshme që sjellin paqe dhe prosperitet për mbarë njerëzimin, ndërkombëtar Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, e emëroi atë me Medaljen e Artë “Gjenerali i Paqes Dwight D. Eisenhower”