Biznesmeni i njohur Hyzer Gashi u lind më 5 maj të vitit 1960, në fshatin Pjetërshticë, komuna e Shtimes, Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, atë të mesme në Lypjan, ndërsa Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1984. Hyzer Gashi i zgjeroi edhe më shumë dijet arsimore; kreu studimet e magjistraturës në Universitetin e Zagrebit dhe atë të Prishtinës. Hyzer Gashi rrjedh nga një familje me veprimtari të shquar atdhetare, e cila ka nxjerrë edhe Heroin e Kombit, Idriz Ajet Gashi, emrin e të cilit e mban shkolla e fshatit.
Hyzeri, hapat e parë të karierës i hodhi si i punësuar në komunën e Lypjanit, në vitin 1984, udhëheqës i financave në BVI-në e atëhershme të arsimit ku ka punuar deri në vitin 1988. Nga ky vit, deri në vitin 1990, ka punuar në pozitën e drejtorit të të zyrave shoqërore, në komunën e Shtimes, ku ka qenë edhe anëtar i qeverisë komunale. Në vitin 1990 është larguar nga puna nga masat e dhunshme të pushtetit okupues serb.
Në vitin 1990 Hyzer Gashi ka themeluar kompaninë “Besimi Commerc SH.P.K.”. Në vitin 1992 ai ka ndihmuar në themelimin e Këshillit Komunal për Financim, në Shtime, ku u zgjodh nënkryetar i tij. Hyzer është themelues i sindikatës së zejtarisë, si dhe anëtar i redaksisë së gazetës “Dita”. Po ashtu, ka qenë edhe anëtar i Forumit të Intelektualëve, Dega në Shtime.
Hyzeri ka qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981 dhe këtu fillon angazhimi i tij patriotik e politik, përkushtim që nuk e ka ndalur asnjëherë si atdhetar i dashuruar me Kosovën.
Në Luftën e UÇK-së, Hyzer Gashi ka dhënë ndihmesën e tij në logjistikën e saj, dhe për këtë është arrestuar nga forcat serbe, më 25. 7. 1998 dhe është dënuar si i burgosur politik.
Pas Luftës së UÇK-së, Hyzeri ka marrë pjesë në themelimin e Qeverisë së Përkohshme, në Shtime. Ndërkohë, ka pasur detyra të caktuar në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, në Ministrinë e Financave të Kosovës si Drejtor i tatimeve, etj.
Pas përfundimit të punës së Qeverisë së Përkohshme, ka vazhduar angazhimin e tij në kompaninë e tij, “Besimi Commerce, SH. P. K.”, në Shtime. Sukseset e arritura, e kanë radhitur firmën në pozitën e shtatë, nga dhjetë bizneset më të mira për vitin 2014, sipas gazetës “Infokus”.
Në legjislaturën e parë, Hyzer Gashi ka qenë anëtar i asamblesë në komunën e Shtimes. Gjatë kohës, kam përfunduar trajnime të ndryshme, si programin “Windows Office”, atë të gjuhës angleze në “The Cambridge School”, në Prishtinë.
Biznesmeni tashmë i njohur është ndër themeluesit e Klubit të Biznesit, në komunën e Shtimes, KBSH, ku edhe sot mban pozitën e nënkryetarit.
Në vitin 2016, Hyzer Gashi është themelues i Odës Ekonomike Shqiptare, me seli në Prizren, OESH, ku është zgjedhur kryetar i saj.
Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, më 9. 11. 2017, ka kryer deryrën si Zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
Tashmë ai është baba i 5 fëmijëve, tri vajza e dy djem dhe jeton në Prishtinë, por pa harruar kurrë vendlindjen, Pjetërshticë, ku ka ende shtëpinë.
Pavarësisht sukesesit të tij në biznes dhe politikë, Hyzer Gashi nuk harroi kurrë të ishte djali dhe vëllai, burri dhe babai, miku dhe shoku që do t’i gjindeshin kujtdo që kishe nevojë për ndihmë, fisnikëri e trashëguar kjo ndër breza.
Pra, Hyzeri është edhe një personalitet humanitar, banirës e filantrop, me kontribute të mëdha për kategoritë sociale në nevojë në Kosovë, Shqipëri dhe në Ballkan. Hyzer Gashi si personalitet paqedashës ka dhënë kontributet e veta edhe për popullin e Ukrainës me dëshirën për Paqe midis Rusisë e Ukrainës.
Këto aftësi, dhunti e vlera humane, që spikasin dukshëm te Hyzer Gashi, kanë tërhequr vëmendjen e shumë institucioneve, të cilët e kanë çertifikuar për meritat e tij në shërbim të Paqes e Prosperitetit të njerëzimit.
Diplomatic Mission Peace and prosperity (DMPP) organizatë ndërkombëtare lobimi, e regjistruar në UN, USA, NATO, etj., së bashku me partnerët e saj amerikanë e kanë përgjedhur personalitetin Hyzer Gashi për të qenë pjesë e misionarëve të paqes, hyjnorëve që ndërtojnë dhe ruajnë ekuilibrat e brishtë të Paqes kudo në Botë.
SHPËRNDAJE