Berisha: “Ndodh shpesh që njerëzit e mëdhenj t’i kemi shumë afër, por të mos i njohim. Zakonisht njerëzit e tillë nuk imponohen, por jeta dinamike i lë në harresë. Thjeshtësia e tyre bën që të mbeten të panjohur për opinionin. I tillë është edhe z. Shaqir Shabani, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare. Kjo ishte mënyra e veprimit të tij, që e kishte zgjedhur për ta shpënë përpara këtë çështje”.
Në restorantin “Las Vegas”, të Ferizajt, mbrëmë janë tubuar disa veprimtarë vendës dhe kurbetçinj në një darkë solemne për të kujtuar aktivitetin e tyre politik, kombëtar e humanitar për Kosovën dhe popullin e saj, që politika serbe i shpartalloi nëpër anë të ndryshme të Evropës, por nuk i ndau nga ajo. Shaqir Shabani, nga Gjylekarja (Skyfterajt) e Vitisë, është një vepimtar i yni kurbetçi, i cili me vite të tëra po ushtron aktivitetin e tij politik, kombëtar e humanitar për çështjen e Kosovës. Ai familjarisht i është përkushtuar popullit të Kosovës, duke shkrirë edhe pasurinë e tij për interesa të gjithmbarshëm shoqëror e kulturor. Shaqir Shabani është kryetar i Degës së LDK-së në Francë, Ekrem Nebiu, nënkryetar, Zahide Shabani, kryetare e Forumit të Gruas dhe Arsim Shabani, kryetar i Forumit rinor. Janë këta personalitete, të cilët me vite të tëra e kanë mbajtur dhe e mbajnë fuqishëm aktivitetin politik dhe kombëtar të lëvizjes më të madhe të Kosovës, të Lidhjes Demokratike në diasporë, përkatësisht në Francë. E nisëm me aktivitetin politik, në sajë të të cilit, z. Shaqir ka zhvilluar dhe zhvillon edhe aktivitetin e tij humanitar për familjet shqiptare me gjendje të vështirë materiale, duke sjellë disa herë ndihma për ta, konkretisht për familjet drenicake, si më të rrezikuarit nëkëtë pjesë të Kosovës. Ky, qe 20 vjet në Francë, nga janari i 1991 e deri më tani, ëdhtë kryetar i kësaj dege, i mishëruar thellë me këtë lëvizje, e cila në Kosovë bëri revolucion në proceset e para demokratike shqiptare në fund të viteve të tetëdhjeta. Baca Shaqë e vazhdoi menjëherë aktivitetin e tij politik e kombëtar në Lion të Francës ku gjendet, duke tubuar mërgatën e atjeshme shqiptare në këtë subjekt, ku fuqishëm janë edhe sot e kësaj dite.
Aktiviteti politik kombëtar i bacës shaqë nis që nga vitet e gjashtëdhjeta
Qëllimi i kësaj mbrëmjeje ishte takimi i përbashkët i veprimtarëve vendës dhe kurbetçinj në jetën politike e kombëtare për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, e cila përditë po hapëron me proceset e demokratizimit drejt një Evrope të qytetëruar, duke iu falenderuar miqve tanë kombëtarë. Pos bashkatdhetarëve, familjarëve, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe personalitetet më të larta partiake e politike vendëse të institucioneve të Kosovës, në mesin e të cilëve kanë qenë: Kolë Berisha, Adem Salihaj, Hajzer Krasniqi, Agim Krasniqi, Halit Muharremi, musa Misini, Sahit Krasniqi etj. Me këtë rast, z. Kolë Berisha, nënkryetar i LDK-së, për punë dhe aktivitetin e z. Shaqir Shabanit tha: “Ndodh shpesh që njerëzit e mëdhenj t’i kemi shumë afër, por të mos i njohim. Zakonisht njerëzit e tillë nuk imponohen, por jeta dinamike i lë në harresë. Thjeshtësia e tyre bën që të mbesin të panjohur për opinionin. I tillë është edhe z. Shaqir Shabani, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare. kjo ishte mënyra e veprimit të tij, që e kishte zgjedhur për ta cuar përpara ktë çështje.
Shumica nga ne që jemi të pranishëm , nuk kemi aq vite, sa ka baca Shaqë aktivitet kombëtar. Aktiviteti i tij politik fillon të dalë në sipërfaqe qysh në vitet 60, të cilin e paguan shumë shtrenjtë, duke vuajtur e maltretuar nëpër kazamatet serbe, por edhe në ato të Shqipërisë londineze. Gjithmonë i urtë, i thjeshtë, i paimponuar, por këmbëngulës e i pathyeshëm në qëndrimet e tij të aktivitetit kombëtar. Një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare. Është fat që kemi njerëz të tillë në mesin e shumë të tjerëve. Gjatë luftës 1999, z. Shaqir shabani u angazhua shumë për refugjatët shqiptarë në Francë dhe sistemimin e tyre, që ishin dëbuar dhunshëm nga trojet e ëmbla atërore të regjimit serb.”
Qendra Kulturore Shqiptare “Rugova” në Lion të Francës
Shaqir Shabani është kryetar i qendrës kulturore shqiptare “Rugova”në Lion të Francës, e cila është formuar më 1993 me aktivistët e LDK-së. Aktiviteti i tij kombëtar ka rastisur që ai të kontaktojë me njerëz të përvuajtur si ai, që iu kishin kushtuar lirisë së Kosovës nga okupimi serb. Është i pamohueshëm aktiviteti kombëtar i mësueses Zahide, e cila ka mbajtur mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët e bashkëvendasve të saj, që pasardhësit e tyre përmes gjuhës kombëtare të ruajnë dhe të kultivojnë vlerat e mirfillta kombëtare, duke nisur nga gjuha e deri te zakonet dhe traditat kombëtare. Po kështu edhe i riu, Arsimi, tuboi rreth vetes bashkëmoshatarët e tij, që të frymojnë për Kosovën dhe lirinë e saj me aktivitete rinore të nduarnduarta, por gjithmonë me mendje në Kosovë, në plëngun e prindërve të tyre. Vlen për të përmendim se qendra kulturore shqiptare “Rugova”, të cilën e udhëheq z. Shaqë, gjatë dëbimit masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, duke parë skena të rrënqethshme në baltën e Bllacës, është njeriu i parë që vjen me aeroplan për të ndihmuar së pari si përkthyes, e pastaj edhe në strehimet e tyre, ku kjo shoqatë ka participuar me 30% të mjeteve të saj, kurse të tjerat i kanë hequr shoqatat e tjera bamirëse, ku gjatë asaj kohe janë strehuar 7-8 mijë refugjatë.
Ramadan Asllani