Kristaq Sotiraq Janushi ka lindur në qytetin e Tiranës me 11 Shkurt 1953, ku ka mbaruar edhe Shkollen Fillore, të mesme si dhe Institutin e Lartë të Arteve, Dega Kulturë i profilizuar në regjizurë, në vitin 1975.
Në vitin 1975-1982 ka punuar si Drejtor i Shtëpisë së Kulturës, Tropojë, kohë në të cilën është vlerësuar me dy çmime: Festivalin Folklorik të Rrethit Tropojë dhe një çmim për pjesën teatrale të vënë në skenë nga vetë ai.
Në vitin 1982Kristaqi kthehet në Tiranë, ku mer pjesë si organizator në dy aktivitete madhore si: 40 Vjetori Ushtrisë Popullore dhe Kongresi i 8-të i Rinisë, aktivitete për të cilat është vlerësuar me Diplloma Nderi.
Në 1982-1986 artisti ynë punon në fshatin Zall Dajt si përgjegjës i Shtëpisë së Kulturës ku ka fituar edhe çmime të para në Festivalin Folklorik të Rrethit.
Në 1986-1995 ai ka punuar si Drejtori i Shtëpisë së Rinise Nr.1, kohë në të cilën ngriti dhe Grupin Orkestral me kengëtarë të ndyshëm.
Në 1996-1997 ka punuar si Administrator i Partisë Demokratike, Dega Tiranë.
Nga 1997-2005 Kristaqi ka qene dejtues I disa nga televizioneve më të njohura në vend si: TV Arbëria, Nesër Tv, Real TV, Adriatik TV etj.
Nga 2000 deri ne 2013 ka punuar si Korespondent I televizionit prestigjoz RAI.
Nga 2002 fillon si privat rrugën e dokumentareve ku do të veçonim:
Në 2001 – Filmin Dokumentar “Një udhëtim në Athinë”, si as/regjizor
Në 2002 – Filmin Dokumentar “ASP”si regjizor dhe operator.
Në 2003 – Filmin Dokumentar “Shqiperia në Europë”, si as/operator
Në 2005 – Filmin Dokumentar “Dashuria e një zonje franceze për Shqipërinë”, si as/regjizor
Në 2006 – Filmin Dokumentar “Ceses”, si drejtor filmi.
Në 2007 – Filmin Dokumentar”Pse” si as/operator.
Në 2009 – Filmin Dokumentar “Endrra e Çamërisë”, si as/operator.
Në 2010 – Filmin Dokumentar “Panajot Pano”, si as/operator.
Në 2012 – Filmin Dokumentar “Midis dy kohëve”, si operator.
Në 2013 – Filmin Dokumentar “Margarita”, si as/regjizor dhe operator.
Në 2014 – Filmin Dokumentar “Ditëlindja e një qyteti”, si operator
Në 2015 – Filmin Dokumentar “Një jetë me dashuri për pikturën”, regjizor, scenarist dhe operator.
Në 2016 – Filmin Dokumentar “Së bashku” si regjizor dhe operator.
Në 2017 – Filmin Dokumentar “Bukuritë e Bjeshkëve”, si operator.
Në 2017 – Filmin Dokumentar “Gjithçka për Kosovën”, si operator.
Në 2018 – Filmin Dokumentar “Apostulli i flaktë i bektashizmit”, si operator.
Në 2019 – Film Dokumentar për “Pameken” si regjizor dhe operator.
Në 2020 – Filmin Dokumentar “Meteor i lirisë”, si operator.
Në 2021 – Filmi Dokumentar historic “Kapedanet e Gorës”, si regjizor, skenarist dhe operator.