Në kuadër të vizitës së përfaqësuesve të Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet (DMPP), konkretisht Guvernatori i këtij Misioni, Dr. Shefki Hysa, Drejtoresha e Përgjithshme, Dr. Dylbere Dika, Këshilltaria Ligjore, Av. Gabriela Shehati si dhe Shefi i Sigurisë, Edison Shehu në Parlamentin Federal të Zvicrës,
të shoqëruar nga Ambasadori i Paqes së DMPP, lobisti dhe aktivisti humanitar Z. Sali Bislimi, për të diskutuar për Kosovën dhe ngjarjet në veriun e saj, në ditën kur Kosova, KFOR dhe Swisscoy (njësia e Forcave të Armatosura të Unionit Zviceran) ishin në debat në parlamentin e Kosovës.
Në vitet e mia, jo te pakta, në fushën e Diplomacisë dhe Paqes, nuk i kam gjykuar kurrë të tjerët për atë që veshin, aq më pak për jetën e tyre personale, por më besoni; Na u deshën vetem disa orë takime me personalitete të ndryshme të Parlamentit Federal të Zvicrës, për te kuptuar se sa larg jemi politikisht e diplomatikisht. Së bashku me kolegët e mi takuam Kryetarin e Kuvendit, Z. Martin Candinas, i cili me përulësi na mirëpriti dhe na uroi për vizitën.
Takime shumë miqësore dhe mbi të gjitha të frytshme me kryetarin e FDP/PLR Z. Thierry Burkart, Znj. Jacqueline de Quattro, Znj. Laurence Fehlman Rielle, Z. Michel Matter, Znj. Marianne Binder Keller, Senatoren Znj. Isabelle Chassot, Z. Jean Pierre Grin dhe shumë të tjerë.
Na mirëpritën shumë deputetë, senatorë dhe ministra. Më besoni, askush nuk i ruante nga pas, me truproja e as policë. U takuam me përfaqësues të kantoneve të ndryshme të Zvicrës; magjepsës në thjeshtësinë e tyre politiko-diplomatike, që na përcollen dritë e shpresë për Kosovën dhe Shqipërinë tonë të dashur, ende larg demokracisë së vërtetë!…
Dr. Dylbere Dika
Drejtoreshë e Përgjithshme e DMPP