Dr.Liljana Shyqyriu ka lindur më 11 tetor 1973 në qytetin e Gramshit. Aty kaloi edhe fëmijërinë. Në qytetin e lindjes ajo kreu arsimin fillor e tetëvjeçar, mori edhe formimin e përgjithshëm në shkollën e mesme “Shefqet Guzi”. Liljana rrjedh nga një familje me tradita kulturore edhe arsimdashëse, kështuqë gjeni i saj i nxiti dëshirën për t’u arsimuar edhe me tej ne rrugën drejt dijeve mbi boten dhe njeriun. Ajo ishte e prirur për të njohur me mirë universin e qenies njerëzore, prandaj vendosi të studionte për mjekësi, një nga shkencat kryesore lidhur ngushtë me mbijetesën e njeriut në planetin tokë.
E nxitur nga pasjoni o saj Liljana në vitet 1991-1997, kreu studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, dega Mjekësi e Përgjithshme. Më vonë, pas diplomimit ka kryer dhe disa specializime pasuniversitare për të fituar titullin mjek specialist i familjes, titull të cilin e meritoi në vitet 1998-2000. Ne vitin 2011 u diplomua edhe për farmaci.
Në vitet 2010-2011, Liljana u diplomua si master i nivelit të dytë në programin trajnues per menaxhimin spitalor në Shqiperi nga “Departamenti i Sistemeve të Menaxhimit Shëndetësor”, Qendra mjekesore e Universitetit RUSH, Chicago, Illinois SHBA. Pra, gjenet e familjes se Liljanes, trasheguar te vete ajo, e dhane rezultatin, ndikuan në formimin intelektual dhe kulturor të saj.
Pas diplomimit dhe specializimeve Liljana ka punuar gjatë si mjeke e familjes në shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor.
Liljana Shyqyriu ka qenë drejtore ekzekutive e Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, detyrë të cilën ajo e ka marrë pas një përvoje të gjatë si mjeke profesioniste, prandaj me fillimin e punës në këtë institucion iu perkushtua reformës së kujdesit shëndetësor parësor. Zonja Shyqyriu solli në drejtimin e Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë një mënyrë të re menaxhmi dhe vendosi standarte të larta në mardhëniet me institucionet e tjera të kujdesit shëndetësor parësor. Ajo ka nje kontribut të madh për funksionimin, menaxhimin dhe fuqizimin e institucinit te Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranes.
Liljana, prej vitit 2012, ka qenë presidente e shoqates se mjekeve të përgjithshëm dhe të familjes së Shqiperisë. Ajo është dhe anëtare e Shoqatës së Mjekëve të Familjes së Europës Jug-Lindore
Liljana i kushton rëndësi të madhe informacioneve, dijeve të reja shkencore dhe zhvillimeve më të fundit në shkencen e mjekësisë. Per të qene e gjithëinformuar ajo merr pjesë vazhdimisht në konferenca e seminare të ndryshme ku diskutohet për të dhënat e fundit mbi mjekësinë. Ajo ka marrë pjesë në shume takime e trajnime si:
“NCI in the Summer Currulum in cancer prevention”, në SHBA;
“Potential Candidate Countries on Cooperatopn of the European Chemicals Agency” ith Member States, Helsinki, Finland; “United States of Amerika and Antiterrorism Assistance Program”, SHBA; “CBRN Hospital Based Management of Mass Casuality Course,” SHBA; “The 4-th World Congress on Controversies in Neurology,” Barcelona, Spain etc.
Liljana Shyqyriu është intelektuale e përkushtuar, ideatore dhe autore e librit “Udhërrëfyesi i Kujdesit Shëndetësor Parësor për Tiranën”. Ky libër është një manual aq i domosdoshëm për informimin dhe orientimin e komunitetit drejt ofrimit të shërbimit shëndetësor.
Tema e saj e doktorraturës është: “Vështrim i Përgjithshëm mbi problematikat e HIV/Aids në Shqipëri në vitet 2000-2012”.
Ka vite që doktoresha jonë e suksesshme i është përkushtuar mësimdhenies si lektore në disa universitete mjeksore, brenda dhe jashtë vendit…
Liljana Shyqyriu, gjatë gjithë karrierës së saj profesionale është dalluar si një personalitet me shpirt humanitar dhe ka dhënë kontribute të mëdha në ndihmë të komuniteteve, organizatave joqeveritare në mbështetje të njerëzve në nevojë. Pra, ajo ka pasur një veprimtari të gjerë si misionare paqeje.
Si misionar paqeje, prej vitesh vazhdon të jetë e angazhuar në organizatën ndërkombëtare lobuese Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, pjesë e OKB-së, duke marrë pjesë aktive në misione humanitare në mbarë botën.