Ajo telefonoi që herët në mëngjes dhe, me thënë të drejtën, e hapa telefonin menjëherë, me shqetësimin se ndoshta diçka e keqe kishte ndodhur.
– Më keni bërë me krahë, nuk jam ndjerë kurrë kaq mirë sa sot…
Siç folëm bashkë menjëherë shkova në market dhe përgatita ca pako për familjet në nevojë… nuk janë shumë, por, si Misionare e Paqes, bëra aq sa munda…, – tha Lindita…
Ra heshtje…
Unë vazhdoja të ndieja dihatjet e zërit të saj…
U mbusha me frymë dhe në të qindat e sekondës ia ktheva disi me të qeshur:
– Po kot të përzgjodhëm Ne si më të mirën e zonjave në Lushnjës?!… Ti e di si thoshte shenjtoria Nënë Terezë: “Bëj gjëra të vogla, por me dashuri të madhe”…
Po kush është deputetja Lindita Buxheli?
Ajo ka përfunduar studimet e larta në degën ekonomi-financë në Universitetin e Tiranës.
Ka kryer gjithashtu një kualifikim pasuniversitar si eksperte e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, auditi i brendshëm në sektorin publik.
Ka një karrierë të gjatë profesionale si ekonomiste finance, drejtore e Thesarit (Buxhetit) Lushnje (1999-2006), nënkryetare e qarkut Fier, nënprefekte Lushnje.
Më 20 shtator 2021 është nderuar me titullin “Misionare e Paqes Globale” nga Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP).
Ajo ka qenë për katër vite me radhë Kryetare e Partisë Socialiste, dega Lushnjë dhe gjithashtu anëtare e Këshillit Bashkiak Lushnje, për pesë mandate rresht.
Aktualisht Lindita Buxheli është deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Legjislaturën X për qarkun e Fierit…
Unë e di që ajo do mëzitet me mua që e bëra publike bisedën me të, por, duke thënë të vërtetën, ne promovojmë modele njerëzore me vlera të rralla.
Lindita, këtë fundvit, ndau kafshatën me bashkëqytetarët e saj dhe ky xhest fisnik na motivon ta duam më shumë njëri-tjetrim, tu gjendemi dhe ti përkrahim njerëzit në nevojë pasi vetëm kështu bota do jetë padyshim më e mirë.