Realiteti shoqëror shpesh u imponon individëve, pavarësisht dhuntive, talentit, aftësive profesionale, përvojës, një pozicion të papërshtatshëm, të pafavorshëm apo të papëlqyeshëm në jetë, duke i shndërruar thjesht në qenie inaktive si për veten edhe për ata që i rrethojnë dhe kanë nevojë jetike për ekzistencen e tyre.
Unë, perkundrazi, me aftesitë e Mia, jo vetëm veten e kam vendosur në pozicionin e duhur kohor, social, vendor, etj., për t’i shërbyer Progresit, Paqes dhe Prosperitetit njerëzor, në Emër të Zotit, në raport me statukuonë imponuese për interesa segmentesh të grupimeve politike sataniste, por kam punuar e ndikuar që edhe bashkëpunëtorët e mi të marrin rolin që u takon si personalitete progresive.
Dhe përtej modestisë që më karakterizon në gen, jam krenar që kam motivuar e drejtuar, që vazhdoj të motivoj e drejtoj, atë grupim njerëzish hyjnorë, që sot quhen misionarë paqeje dhe kane marrë persipër kauzën e të ndërtuarit, të vendosjes, të mbrojtjes dhe të jetuarit të Paqes e Prosperitetit në komunitete, në vendet në zhvillim dhe kudo në botë, pavarësisht se me janë apo jo mirënjohës ata që pretendojnë monopolin e Shoqërisë Njerëzore.