Muhamet Malo u lind më 13 maj 1957 në Tiranë, Shqipëri. Ai e kaloi fëmijërinë e tij në vendlindjen e tij, ku përfundoi shkollën fillore dhe 8-vjeçare. Ai përfundoi studimet e shkollës së mesme në Shkollën e Mesme Profesionale “Josif Pashko”. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai i kryer disa trajnime dhe kurse për menaxhimin e biznesit.
Muhamet Malo ka qenë një nga sportistët më të shquar në mundje dhe është shquar gjatë karrierës së tij sportive. Prej vitit 1971 deri 1977 ai filloi aktivitetin e tij në mundje me klubin sportiv “Studenti”. Në vitin 1977 ai ishte mundës me klubin sportiv “Partizani” për dy vjet, deri në vitin 1979. Nga viti 1979 deri 1990 Muhamet Malo ishte mundës me klubin sportiv “Studenti”.
Muhamet Malo ka një përvojë shumë të pasur pune në disa fusha përveç asaj të sportit. Ai ishte Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në 1996. Që nga viti 2005, Muhamet Malo është President i Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Mundjes. Në vitin 2008 ai u emërua President Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes dhe vazhdon të mbajë këtë post edhe sot. Në dhjetor 2013 Muhamet Malo u emërua President i Federatës Shqiptare të Mundjes por në janar 2014 ai dha dorëheqjen nga ky post për arsye personale. Muhamet Malo është president i dy kompanive “Top Start” dhe “Dajti Ekspres” dhe gjithashtu president i stacionit televiziv “Telesport”.
Gjatë karrierës së tij sportive, Muhamet Malo ka marrë shumë tituj dhe është shpallur disa herë kampion i Kupës së Republikës. Nga viti 1981 deri 1982 ai ka qenë Kampion Kombëtar i peshave 82-90 kg në stilin greko-romak. Në vitin 1982 atij iu dha titulli Mjeshtër Sporti për kontributin e tij të shquar në sport.
Muhamet Malo ka qenë kontribues dhe donator i shumë federatave sportive sidomos në sporte të rënda si peshëngritje, xhudo, mundje, atletikë etj, në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të sportit shqiptar. Ai ka sponsorizuar edhe shumë organizata të jetimëve, të verbërve dhe paraplegjikëve. Për këto arsye, ai është dekoruar dhe nderuar me çertifikata nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Në vitin 2004 Muhamet Malo mori si mirënjohje titullin Sport et Media CIO-të IOC nga Komiteti Olimpik Shqiptar. Muhamet Malo ishte personaliteti i dytë në marrjen e këtij vlerësimi pas Presidentit Rexhep Mejdani. Më 23 tetor 2005, Muhamet Malo iu dha Mirënjohje nga Federata Shqiptare e Atletikës për kontributin e dhënë në aktualizimin e Maratonës së Tiranës, Memorial i Nënë Terezës.
Në vitin 2006, Muhamet Malo u vlerësua si President i kompanisë “Dajti Ekspres”, si një nga biznesmenët më të mirë të vitit nga Qendra Shqiptare për Gazetari Investuese dhe Dhoma e Tregtisë Tiranë. Në tetor të të njëjtit vit, atij iu dha mirënjohje në San Marino nga Federata Evropiane e Peshëngritjes. Në 2 dhjetor 2007, Muhamet Malou vlerësua nga Instituti Kombëtar i Formimit të Jetimëve Shqiptarë si Përfaqësues dinjitoz i biznesit shqiptar për kontributin e çmuar në ndihmë të njerëzve në nevojë në veçanti për fëmijët jetimë.
Në qershor 2009, atji iu dha Certifikatë Mirënjohje për kontributin e veçantë ndër vite për krijimin, konsolidimin dhe ruajtjen e vlerave të shkollës Bajram Curri. Në tetor 2009, si President i kompanisë Dajtit Ekspres u vlerësua me çmimin “Lidershipi shqiptar 2009”. Në vitin 2009, Muhamet Malo ka marrë edhe një medalje nga Federata Evropian e Mundjes.
Gjatë vitit 2011, Muhamet Malo ka marrë mirënjohje nga disa institucione si: Federata Shqiptare e Mundjes, Federata Shqiptare e Xhudos, Federata Shqiptare e Atletikës dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Atij iu dha mirënjohuje edhe nga Shoqata e të Verbërve Shqiptar dhe u emërua gjithashtu anëtar i Dhomës së Tregtisë Amerikane në Shqipëri.
Në 24 nëntor 2012 Muhamet Malo mori mirënjohje nga Turneu V Ndërkombëtar në Mundje Adem Jashari. Në nëntor 2013 atij iu dha mirënjohje nga Federata e Xhudos për kontributin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme të sportit xhudo në Shqipëri. Në vitin 2013 Federata e Peshëngritjes i dha atij një diplomë për mbështetjen e tij të çmuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin e peshëngritjes dhe sponsorizimin e federatës dhe kampionëve të Evropës dhe Botës.
Muhamet Malo, si një intelektual erudit me një zemër fisnike dhe bamirëse, ka ndihmuar shumë shtesat sociale në nevojë. Ai është një nga misionarët më të përkushtuar të paqes në Organizatën Ndërkombëtare Lobuese Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, të akredituar nga OKB, BE, SHBA. Në vitin 2011, Muhamet Malo filloi bashkëpunimin me DMPP si Anëtar Nderi i këtij misioni.
Që nga viti 2014, Muhamet Malo është Këshilltar nderi i këtij misioni që vepron në Ballkan dhe në mbarë botën për paqe dhe prosperitet në ndihmë të vendeve në zhvillim, në bazë të parimeve të demokracisë amerikane.