Familja Qefalia është një nga familjet më të hershme të Tiranës. Brez pas brezi ata kanë jetuar në atë pjesë të Tiranës që quhet “Shtish Tufinë”. Një prej figurave më të njohura të këtij fisi, pikërisht Myslym Xhemal Qefalia ka lindur në 8 maj të vitit 1932. Ai ka qenë djalë i vetëm me dy motra dhe siç tregonte vetë Myslymi, sa ishte gjallë, babai i tij, Xhemal Qefalia e gdhendi ditën e lindjes së të birit në oxhakun e shtëpisë. Xhemali vetë kishte patur dëshirë të kishte një familje të madhe, dhe po këtë dëshirë ia kishte përclellë edhe të birit. Familja e Myslimyt do ishte një famijle e madhe me pesë djem e dy vajza. Kështu fisi Qefalia u zgjerua e u bë një nga fiset me të mëdha e më të njohura të Kryeqytetit.
Duke qenë se familja Qefalia, në kohë të hershme, ishte një nga famijlet më të pasura të zonës, gjatë sistemit komunist asaj iu sekuestruan shumë pasuri. Një pjesë të tokave i mori ushtria për nevojat e saj dhe një pjesë tjetër u ndërtuan varrezat e “Shtish Tufinës”, pasi u prishën ato të “Varrit të Bamit”, në Tiranë.
Myslimin, që në moshë të re e merrte i ati i tij, Xhemali, në çdo kuvend burrash. Ai ishte shumë i vëmendshëm ndaj çdo bisede që zhvillonej. Ishte pikërisht kjo një nga arsyet që skaliti shpejt tek ai cilësi e virtyte burrërore, si durimi, guximi e trimëria.
Në moshë të re Myslymin e zgjodhen si Sekretar të Grupit Rinor, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të kohës. Me pas ai u zgjodh Kryetar i Frontit Demokratik dhe për 16 vite me radhë ka qenë Kryetar i Këshillit të Fshatit, funksion të cilin nuk e pa asnjëherë si privilegj, por si detyrim për t’u shërbyer banorëve të zonës.
Më pas iu kushtua sektorit të tregtisë, siç do shprehej ai vetë për gazetën “Telegraf: ” Në një hangar të vjetër në qendër të fshatit, u ndërtua një furrë buke, ndërsa gjysmën tjetër e shëndova në një dyqan të thjeshtë. Fillimisht kafenë e piqja në tangar, sepse nuk kishte ekspres, dhe furnizimi çalonte, por unë isha optimist dhe u rrija të koka shokëve të drejtorisë së tregtisë. Dhe arrita të bëja një dyqan model”…
Njerëzit e thjeshtë tek ai gjenin njeriun e duhur qëzgjidhte hallet dhe problemet e tyre. Ishte pikërisht kjo arsya pse emri i Myslym Qefalisë i kaloi kufijtë e zonës ku ai banonte. Tashmë kushdo që kishte halle e probleme bisedonte me Myslymin si ta kishin njeriun e tyre.
Bujaria, mikëpritja dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit e varfër ishin disa nga cilësitë që tashme ishin gthendur tek Myslym Qefalia. Duke qenë shumë afër komunitetit, ai investoi dhe ndërtoi objekte në shërbim të banorëve të zonës.
Edhe sot, ndonëse u bënë vite që ka ndrruar jetë emri i Myslym Qefalisë vazhdon të kujtohet si “Njeriu me zemër të madhe”!…