Natasha Savage u lind më 13 maj 1962 në Azerbajxhan. Ajo u rrit dhe shkollua në vendin e saj në Baku. Ajo u diplomua në vitin 1982 në Universitetin Shtetëror të Gjuhëve në Baku . Pasi ajo mori diplomën Bachelor në Arte, Gjuhësi, Anglisht dhe Frëngjisht, ajo vendosi të vazhdojë studimet e saj në të njëjtin Universitet për studimet e saj Master. Në vitin 1984 Natasha mori një Master në Arsim në Universitetin Shtetëror të Gjuhëve në Baku, ku ajo u dallua si studente e shkëlqyer.
Natasha Savage ka një përvojë shumë të pasur pune. Gjatë jetës së saj ajo ka pasur eksperienca të ndryshme pune në disa fusha. Pothuajse e gjithë karriera e saj është zhvilluar në Uashington, kryesisht në Seattle. Në vitin 1995 ajo filloi të punojë për Qendrën Dinamike të Gjuhës në Seattle, Uashington. Ajo punoi aty si përkthyese deri në vitin 2001. Gjatë kohës që ishte në këtë punë, ajo interpretoi në institucione të ndryshme të shërbimeve mjekësore dhe publike, duke përfshirë Departamentin e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore dhe Qendrën Mjekësore të Universitetit të Uashingtonit. Ajo ishte e çertifikuar edhe nga shteti i Uashingtonit si përkthyese mjekësore dhe sociale e gjuhës ruse.
Në vitin 1995 Natasha punoi gjithashtu në Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit në Seattle, Uashington. Ajo punoi aty si Menaxhere Çështjesh Gjyqësore deri në vitin 2001. Puna e saj si menaxhere çështjesh gjyqësore përfshinte shumë detyra dhe shumë përgjegjësi për të. Ajo menaxhonte rastet e strehimit të refugjatëve, ajo ndihmoi emigrantët dhe refugjatët që të rivendosen në Shtetet e Bashkuara, të gjenin punë, dhe të aplikonin për përfitime. Ajo i mësoi emigrantët dhe refugjatët e sapoardhur rreth zakoneve lokale dhe institucioneve, përgatiti formularët e emigracionit dhe koordinoi komunikimin e klientit me Shërbimin e Imigracionit dhe Natyralizimit. Natasha gjithashtu mbajti kontakte me klientët pas zhvendosjes për tu siguruar që nevojat e tyre ishin plotësuar. Ajo i raportoi drejtorit rajonal mbi statusin dhe progresin e çështjeve gjyqësore si dhe dha prezantime të udhëheqësve të komunitetit emigrant dhe anëtarëve të komuniteteve të emigrantëve.
Nga viti 1995 deri në vitin 2001 Natasha Savage punoi edhe si Punonjëse Çështjesh Gjyqësore në Departamentin e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore, Zyra e shërbimeve komunitare në Bellevue, Uashington. Si punonjëse çështjesh gjyqësore, ajo ndihmoi anëtarët e popullsive të imigrantëve dhe refugjatëve të marrin përfitime, shërbime publike dhe të gjejnë punë. Ajo menaxhoi çështjet gjyqësore të klientëve dhe iu përgjigj kërkesave për informacion në lidhje me përfitimet dhe programet e DSSS-së. Natasha përgatiti edhe aplikacionet e përfitimit dhe intervistoi kandidatët për të përcaktuar të drejtën e përfitimit dhe kryeu rishikime mbi të drejtën e përfitimit.
Në vitin 2001 Natasha filloi punë në Departamentin e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore, Rajoni 4, Divizioni i Shërbimeve Komunitare në Seattle, Uashington. Ajo ishte Koordinatore e “Zotësi e Limituar e Gjuhës Angleze” deri në vitin 2006. Natasha koordinoi zbatimin e programit për vendosjen e refugjatëve. Ajo shqyrtoi dhe vendosi objektivat e politikës rajonale dhe i raportoi Drejtorit të Divizionit të Shërbimeve Komunitare mbi statusin e çështjeve të emigrantëve e refugjatëve. Natasha i dha zgjidhje konflikteve dhe iu përgjigj ankesave që përfshinin emigrantët dhe refugjatët. Ajo punoi me agjencitë e punësimit dhe zyrat e strehimit të emigrantëve dhe refugjatëve dhe zhvilloi takime e bëri prezantime për punëtorët social, mbikëqyrësit, dhe drejtorët.
Në vitin 2001, Natasha Savage filluar punën në Kompaninë e Pasurive të Patundshme RSPV në Seattle, Uashington. Ajo ende punon atje si komisionere e Pasurive të Patundshme. Gjatë gjithë këtyre viteve që ajo ka punuar atje, ajo përfaqësoi blerësit dhe shitësit e shtëpive në transaksionet e pasurive të patundshme. Ajo gjithashtu zbatonte marrëveshjet e shitjes dhe blerjes dhe negocionte për kushtet e marrëveshjes me agjentët e tjerë. Ajo mbikëqyrte stafin dhe përgatiste raportet e tregut dhe analizat për klientët. Natasha gjithashtu koordinonte ndërveprime të klientit me agjentët e hipotekave, shërbimeve të dorëzanisë ndaj palëve të treta dhe shërbimeve titullare. Ajo përfaqësonte klientët dhe ndërtuesit e korporatave në transaksionet e pasurive të patundshme komerciale. Që nga viti 2009 Natasha Savage është presidente e Dhomës së Tregtisë Evropiano- Lindore Amerikane. Që kur ajo erdhi në këtë post, ajo vendosi qëllimet dhe politikat organizative. Natasha mbikqyri operacionet dhe kryesoi mbledhjet e bordit dhe i raportoi anëtarëve rreth projekteve dhe operacioneve të dhomës. Ajo organizoi programe komunitare për emigrantët dhe refugjatët, negocioi marrëveshjet e anëtarësimit dhe koordinoi ngjarjet e rrjeteve me udhëheqësit e biznesit lokal. Natasha gjithashtu zhvilloi seminare informuese për investitorët dhe udhëheqësit politikë vendas dhe udhëhoqi delegacione shkëmbimi të biznesit me Rusinë.
Natasha Savage është emëruar në poste të ndryshme në disa shoqata dhe ka qenë gjithashtu anëtare e shumë këshillëve dhe organizatave. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 ajo ishte anëtare e Bordit të Drejtorëve në Shoqatën e Sekserëve të Uashingtonit në Bellevue, Uashington. Nga viti 2010 deri 2011 Natasha ishte Kryetare e Komisionit të Politikave në Dhomën e Madhe të Tregtisë së Seattle, Qendra e Sipërmarrjes Urbane. Nga viti 2009 Natasha Savage është nënkryetare e Kapitullit Veriperëndimor në Federatën Ndërkombëtare të Pasurive të Patundshme në Seattle, Uashington. Nga viti 2009 Natasha është edhe anëtare e Bordit të Drejtorëve në Këshillin e Trashëgimisë Etnike në Seattle, Uashington.
Natasha Savage është ndër misionaret më të përkushtuara të paqes në Lobimi Organizatën Ndëkombëtare Lobuese Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, pjesë e OKB-së, BE-së dhe SHBA-ve. Ajo është një Konsulle Nderi e këtij misioni që vepron në Ballkan dhe në të gjithë botën për paqe dhe prosperitet në ndihmë të vendeve në zhvillim, në bazë të parimeve të demokracisë amerikane.