Dikur, në vitet e largëta 1953-1961, kohë kur Gjenerali Dwight D. Eisenhower u zgjodh President i SHBA dhe u bë njeriu më i rëndësishëm i botës mbarë, ai kauzën e tij, “Atome për Paqen”, e shndërroi në moto botërore për Paqe e Prosperitet.
Nën drejtimin e tij Amerika Teknologjinë e Luftës e vuri në dispozicion të Paqes dhe ekonomia amerikane u ringit aq shumë, saqë dhe shumë vende demokratike ndoqën shembullin e saj dhe teknologjinë e luftës e shndërruan në teknologji zhvillimi.
Të njëjtën gjë po përpiqet të bëjë edhe Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) (Misioni Diplomatic për Paqe e Prosperitet), organizatë me status ndërqeveritar, regjistruar në UN, USA, EU, NATO, etj., ideuar prej vet ish-Presidentit Amerikan Eisenhower.
Ndonëse të vetëdijshëm për punën e palodhur deri në vetmohim, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë të jemi faktor ndërkombëtar që promovon dhe predikon paqen, sepse mesazhet e paqes është e vështirë të nisen nga Shqipëria jonë e vogël, që nxorri Nënë Terezën e Madhe!…
Diplomatic Mission Peace and Prosperity, tashmë e ka gdhendur rrugën e vet prej shumë vitesh sukses jo vetëm në vendet ne zhvillim, si Shqipëria, Kosova, Bosnie-Herzegovina, Mali i Zi, vendet e Afrikës, Amerikës Latine, Azisë, etj, por edhe në vendet shumë të zhvilluara evropiane, si Anglia, Hungaria, Franca, etj., dhe së fundmi edhe në Gjermaninë e madhe.
Vetëm pak ditë më parë DMPP ishte në krye të protestave për paqe në Berlin, Gjermani, me përfaqësuesin e vet zyrtar Dr. Amit Ismailji, Ambasador i Artë, një djalë që e ka “pushtuar” Perëndimin Modern jo vetëm me biznesin e tij të sukseshëm, por edhe me Diplomaci e Paqe, duke udhëhequr protestat paqësore me mbi njëmilion pjesëmarrës, të cilët kërkonin ndalimin e Lufës dhe vendosjen e Paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.
SHPËRNDAJE