Pjetër Nikolli nuk është thjesht një biznesmen i suksesshëm, por mbi të gjitha një njeri i rrallë me vlera e kontribute të jashtëzokonshme për komunitetin dhe vendin ku jeton, Rrëshenin, Mirditë, Shqipëri.
“Një mesoburrë, shëndetmirë e me zemër të madhe”, – kështu shprehen mirditorët kur i pyet për të.
Dhe kur e thonë këtë mirditorët për birin e tyre, patjetër që nuk ka dyshim.
Pjetri ka lindur dhe është rritur në Rrëshen të Mirditës, krahinë kjo e njohur për kulturën dhe traditën, për besimin e bujarinë, si të gjithë trevat e tjera shqiptare.
Mësimet e para dhe ato të mesme Pjetri i ka marrë në Rrëshen dhe më pas do të mbaronte studimet në Fakultetin e Drejtësisë për të Drejtën Civile.
Nga viti 1978 – 1980 ai ka punuar në Ndërmarrjen e Ujrave, Rrëshen.
Gjatë viteve 1980 – 1996 në Ndërmarrjen e Mirëmbajtjes Rrugore, po në Rrëshen. Prej vitit 1996 e në vazhdim Pjetër Nikolli është drejtues i firmës “Kthella shpk., kompani që mban emrin e fshatit të tij të lindjes.
Eksperienca e tij në punë dhe padyshim shërbimet humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë dhe komunitetit në përgjithësi, si një nga biznesmenët e parë të Mirditës, bënë që ai të shihej herë-herë, si një “Zot” i vogël për miqtë dhe bashkëpunëtorët; gjithmonë i gjendur me mish e shpirt në ndihmë të të tjerëve. Këto vlera të rralla e bënë Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), shqip Misioni Diplomatik Paqe dhe Zhvillim, Organizatë Ndërkombëtare Lobuese e regjistruar në OKB, USA, NATO, etj., që punon për imazhin e mirë të vendeve në zhvillim, për Paqe e Prosperitet, në bazë të parimeve të Demokracisë Amerikane dhe Parimeve të Deklaratës së Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ta rreshtone Pjetër Nikollin në radhën e të nderuarve prej saj dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Pikërisht nën këtë nismë Universitetit Katolik Amerikan “Vox Dei”, me qendër në Florida, i akordoi biznesmenit Mirditor Pjetër Nikolli, titullin Doktor “Honoris Causa” në fushën e biznesit dhe ndërtimit.
Ceremonia e nderimit u zhvillua në qytetin e Rrëshenit, ku merrnin pjesë, përpos familjarëve dhe nënës së tij të moshuar, miq e dashamirës, qytetarë e biznesmenë jo vetëm nga Mirdita, por edhe nga Tirana e më gjerë.
Merrte pjesë gjithashtu Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili, gjatë fjalës së rastit, çmoi lart punën dhe veprën e Pjetër Nikollit. Diploma u dorëzua nga vetë Rektori Dr. Jose Moreno, Kryepeshkop i Kishës Anglikane Amerikane për Brazilin.
Gjithashtu Misioni Diplomatik për Paqe e Zhvillim, ka siguruar për Pjetër Nikollin edhe një vlerësim shumë të veçantë “Çmimi i Arritjes në jetë” nga Presidenti Amerikan Barack Obama, për kontibutin e tij të çmuar në komunitet dhe veçanërisht për ndihmën e dhënë në realizimin e bustit të senatores amerikane Hillary Clinton, i cili është vendosur në qytetin e Sarandës.
Siç e përmendëm edhe më lart, tek Pjetri më shumë gjen njeriun se biznesmenin. Ai është veç të tjerash një familjar i devotshëm, virtyt që e trashëgon patjetër prej të parëve të tij. Në sofrën e Pjetër Nikollit, gjithmonë të shtruar me bollëk e bujari, gjen Nënë Loken, gruan… fëmijët…
Tani Pjetri ka një tjetër dobësi, mbesën e vogël..