Të shtunën, 4 Korrik 2015, ishte festa e Pavarësisë së SHBA-ve, gjë që shqiptarët e kujtojnë më shumë respekt dhe mirënjohje për atë kontribut të çmuar që ka dhënë Amerika për Shqipërinë, Kosovën dhe për shqiptarët në tërësi.
Të shtunën, 4 Korrik 2015 pikërisht në këtë ditë të shënuar për amerikanët, por edhe për dashamirët e këtij kombi të madh demokratik, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë të SHBA-ve, Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet (DMPP), në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Fier, Shqipëri, organizuan një ceremoni shumë të bukur në një nga qëndrat e Fierit, ku sëbashku vendosën bustin e personalitetit të madh politik dhe diplomatik amerikan – Richard HOLBROOKE.
Figura e ambasadorit HOLBROOKE njihet mjaft mirë për diplomacinë e tij të përkushtuar, plot suksese dhe të palodhur. Shqiptarët, por jo vetëm, shprehin mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar të Ambasadorit HOLBROOKE, që ka dhënë për paqen në Rajonin e Ballkanit, për çështjen shqiptare, dhe në veçanti një kontribut të madh për Kosovën.
Të shutnën, 4 Korrik 2015, qyteti i Fierit vërtet u kthye në një festë shumë të bukur dhe plot emocione, ku kumbonte muzika, kënga dhe grupi i valltarëve sikur fluturonin, të cilët krijuan një atmosferë shumë të bukur festive.
Busti i dipolmatit të madh Richard HOLBROOKE, qëndronte krenar, por i mbuluar, sikur donte të thoshte: “Më zbuloni kur të dëgjoj himnin e SHBA-ve”, shtete për të cilët punoi me shumë përkushtim tërë jetën e tij.
Në këtë ceremoni kishte shumë të ftuar, që morën pjesë në përurimin e bustit të Ambasadorit HOLBROOKE, me protagonistët e kësaj ceremonie Dr. Shefki Hysa, Shef i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) dhe Kryetari i Bashkisë Fier Dr. Baftjar Zeqaj, gjithashtu edhe kryetari i sapo zgjedhur Armando Subashi, deputetë të kuvendit, politikanë, pushtetarë nga Kosova, përfaqësues nga Diaspora Shqiptare në SHBA, edhe autoritete vendore të shumtë.
Fillimisht u respektua himni Flamurit Shqiptar e pastaj himni i SHBA-ve, dhe pas këtij momenti, busti shumë i bukur i Ambasadorit HOLBROOKE i realizuar artistikisht nga skulptori shqiptar Idriz balani, zbulohet e përurohet nga Dr. Shefki Hysa dhe Kryetari i Bashkisë Fier, Dr. Baftjar Zeqaj, gjest që u duartrokit nga të gjithë pjesëmarësit.
Me këtë rast mbajtën fjalën shumë oratorë të politikës, deputetë e të tjerë. Mbas disa fjalimeve, të gjithë pjesëmarësit u ftuan në një koktelil të organizuar dhe sponsorizuar nga i mirënjohuri – Baftjar Zeqaj, Kryetari në largim i Bashkisë Fier, një figurë shumë vjeçare në shërbim të komunitetit fierak. Mbas kokteilit, mjaft të pranishëm u ftuan për drekë.
Dua të theksoj se festat dhe figurat qëndrore të SHBA-ve, më shumë festohen dhe përkujtohen nga shoqëria civile, nga organizata të ndryshme dhe nga personalitete në bashkëpunim siç është rasti i këtij ceremoniali të shkëlqyer të organizuar nga Dr. Shefki Hysa dhe Bafjar Zeqaj, se sa nga vetë shteti shqiptar.
Duke u përulur me repekt e mirënjohje para figurës së diplomatit të shquar -Richard HOLBROOKE, urojmë dhe gëzojmë që organizime të tilla ceremoniale për përfaqësues të lartë të SHBA-ve, të bëhen sa më shumë duke shprehur respekt dhe mirënjohje për atë që Amerika ka bërë pë shqiptarët kudo që janë. Eshtë Amerika, shteti i cili ka kontribuar maksimalisht dhe ka vendosur historikisht veton për egzistencën e Shqipërisë më 1912, kur Europa plakë po i copëzonte trojet shqiptare, është Amerika që vendosi veton më 1999 në çlirimin e Kosovës, ndaj duke shprehur respekt, vlerërsime, mirënjohje dhe dashuri për ata që na mbrojtën dhe na kanë ndihmuar kudo për paqe e prosperitet, duhet t’u themi këtyre personaliteteve të mëdha amerikane – një FALENDERIM të madh.
Zenel ÇELIKU