Misioni Diplomatik Paqe dhe Zhvillim (DMPP) akredituar në UN, USA, EU, NATO etj., dhe partnerët e vet ndërkombëtarë si Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore USA, Akademia Botërore e Paqes, Universiteti Amerikan i Kombeve të Bashkuara për Paqen Botërore si dhe Trupa Diplomatike Botërore, nderuan në ditët e para të korrikut aktivistin dhe patriotin e mirënjohur Sali Bislimi.
Po kush është djali i Kosovës dhe mbarë shqiptarisë:
Ai ka lindur në Topillë të komunës së Shtimjes, Kosovë.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje.
Studimet Universitare i vijoi në Universitetin Europian, në Strugë të Maqedonisë së Veriut, ku studioi për Drejtësi dhe Shkenca Politike.
Shumë shpejt Sali Bislimi do të aktivizohej edhe në jetën politiko – shoqërore të kohës:
Në vitin 1993 do ishte bashkëthemelues i Shoqatës së Intelektualve Shqiptar në Neuchatel, Zvicër.
Në 1993-1999- Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Bernese Jura, Bern Zvicër.
Përfaqësues i Shoqatës Miqësore Zviceriane të miqësisë Bernese Jura – Kosovë. Përkthyës i gjuhës frënge për Autoritetet Federale të Zvicrës në gjuhën shqip – frengjisht.
Nënkryetar i Partisë Liberale të Kosovës dhe Koordinator për Bashkëpunim me Institucionet e Bashkimit Europian.
Në vitin 2019 aktivisti dhe patrioti i dalluar Sali Bislimi u dekorua me Medaljen Presidenciale të Kosovës për kontributin dhe merita të veçanta për pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu është dekoruar me medaljen e PLK “LIBERATORI”.
Aktualisht Saliu është drejtor i Zyrës Ligjore “First Consulting”, në Bern të Zvicrës, ku jeton dhe punon prej vitesh si dhe drejtor i OJQ “Zëri Perendimor i Kosovës.
Veç të tjerash Sali Bislimi është edhe nja familjar shembullor, i martuar dhe ka tre fëmijë.