Shpesh herë jemi mësuar t’i lexojmë njerëzit në bazë të profilit të profesionit që vetë ata kanë zgjedhur të kenë, ndonëse brendia e tyre mund të mos jetë e njejtë. Një nga ato është edhe Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka lindur më 24 maj, 1969, në Tiranë. Ushtarakët nuk të lënë shumë hapësira mendimi, pasi kanë qenë dhe mbeten simbolika e qëndresës, mbrojtjes dhe drejtimit të një vendi. Kështu është edhe personazhi ynë, Kolonel Demiraj ish-ministri i Brendshëm në vitin 2017. Dhe pse për një kohë të shkurtër (vetëm 4 muaj) ka qenë një nga ministrat më të suksesshëm në 27 vitet e fundit. Ai u shqua në këtë detyrë, pasi në kohën që ai mori drejtimin, policia e shtetit ishte krejtësisht e përfshirë në kanabizimin e vendit dhe trafikun e drogës me përfshirjen aktive të drejtuesve të policisë dhe MPB, ishte bërë problem shumë i madh ndërkombëtar. Nën drejtimin e tij policia arriti rezultate spektakolare duke pastruar pothuajse të gjitha parcelat e mbjella me kanabis, duke shkatërruar me dhjetëra tonelata droge.
Ndryshe, ai njihet dhe si “babai” i krijimit të Forcave Speciale Moderne Shqiptare dhe është komandanti i parë që ka drejtuar Forcat Speciale Ushtarake disa herë në misione luftarake ndërkombëtare duke marrë vlerësimet më të larta nga qeveria Shqiptare dhe Amerikane. Ai është ushtaraku më i shkolluar, dhe ka mbaruar disa universitete dhe të gjithë sistemin ushtarak kombëtar dhe ndërkombëtar me rezultate të larta. Kolonel Dritan Demiraj, PhD. është njëkohëshit ushtaraku më i dekoruar në histori me mbi 51 medalje dhe urdhëra, përfshirë këtu 4 presidenciale, “Nderi i Kombit”, “Mjeshtër i Madh”, “Ushtaraku më i mirë i Shekullit”, “Medalja e Artë e Shqiponjës, etj. Kolonel Dritan Demiraj ka dalë mbi 10 vite kampion në Karate dhe Kick-Box duke fituar 32 medalje ari. Ai ka mbaruar dhe PhD në fushën e Terrorizmit dhe Sigurisë dhe është në përfundim të doktoraturës së dytë.
Përveç karrierës së suksesshme ushtarke Kolonel Dritan Demiraj njihet edhe për aktivitetin e tij botues ku përfshin të gjitha kategoritë akademike të kërkimit shkencor 31 botime si: Enciklopedi, doktrina, konferenca shkencore, libra, manuale, qindra artikuj shkencor për sigurinë ndërkombëtare, analiza të ndryshme strategjike dhe mbrojtjeje, për Lindjen e Mesme, kundër-terrorizmin, përgatitjen e Forcave Speciale, në shqip, anglisht, brenda e jashtë vendit. Aktiviteti botues i tij përfshin një numër total botimesh me mbi 10500 faqe, duke u renditur si një nga ekspertët më të mirë të Europës në Çështjet e Sigurisë, Mbrojtjes dhe të Kundër-Terrorizmit.
Dihet nga të gjithë që elementet ushtarake janë të lidhura ngushtë me elementet e paqes. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse organizata Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) e bëri Dr. Dritan Demiraj pjesë të strukturave të saj duke e emëruar si Komisioner të Lartë për Sigurinë dhe Paqen Botërore të këtij misioni. Në të njëjtën kohë kjo organizatë në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë e nderoi Kolonel Demiraj me medaljen e artë Gjeneral i Paqes Dwight D. Eisenhower. Gjithashtu dy institucionet ndërkombëtare “Academy of Universal Global Peace” dhe “United Nations University for Global Peace” i kanë akorduar titullin e lartë Doktor Honoris Causa në Siguri Kombëtare dhe Shkenca Humane. Universiteti i Kombeve të Bashkuara për Paqen Botërore e ka emëruar Dr. Dritan Demiraj Profesor Nderi të këtij universiteti.
Dr. Shefki Hysa


