Dom Ernest Simoni Troshani u lind në Troshan të Shkodrës, Shqipëri, më 9 tetor 1928, në një familje katolike. Në moshën dhjetë vjeçare ai hyri ne Kolegjin Françeskan, ku stuidioi deri në vitin 1948.
Atë vit regjimi komunist i Enver Hoxhës mbylli manastiret duke dhunuar e persekutuar drejtuesit fetarë dhe besimtarë në emër të parimeve të veta ateiste e anti-fetare.
Dom Ernest Simoni Troshani gjatë viteve 1953 – 1955 e detyruan të kryente edhe shërbimin ushtarak.
Në 7 prill 1956 ai u shugurua meshtar. Ishte në moshën 28 vjeçare.
Më 24 dhjetor 1963 Dom Ernest Simoni Troshani u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, sepse kishte celebruar meshë për shpirtin e Presidentit Amerikan John Fitzgerald Kennedy.
Gjykata komuniste e dënoi me vdekje, por dënimin ia shndërruan në 25 vjet burg.
Në fillim të vitit 1990, Dom Ernest Simoni Troshani iu përkushtua shërbesave kishtare si prift në fshatrat katolikë të Shkpodrës, Lezhës e Mirditës.
Më 21 shator 2014, Dom Ernest Simoni Troshani u takua me Papa Franceskun gjatë vizitës së tij apostolike në Tiranë, Shqipëri.
Gjatë këtij takimi Dom Ernest Simoni troshani dëshmoi publikisht vuajtjet e tij dhe torturat që pësoi në burgjet e regjimit komunist.
Në 19 nëntor 2016 Dom Ernest Simoni Troshani u shpall kardinal nga Papa Francesku nën titullin Santa Maria della Scala.
Dom Ernest Simoni Troshani në rrëfimin e vet publik u shpreh se si bari shpirtëror u lidh me Kishën e Shenjtë Katolike para 70 viteve. Në dhjetorin e vitit 1944, kur erdhi në pushtet partia komuniste ateiste, e cila që në fillim kishte si parim bazë eliminimin e fesë, filloi ta godiste çdo veprimtari fetare herë në mënyrë të kamufluar e herë hapur.
Pra, komunizmi synonte të zhdukte Klerin. Luftën kundër besimeve fetare Shteti Komunist Shqiptar e shndërroi në program pune. Në zbatim të këtij programi strukturat e Sigurimit të Shtetit filluan arrestimet, torturat e pushkatimet, veçanërisht ndaj priftërinjve të Kishës Katolike Romane. Kështu qindra meshtarë e civilë besimtarë për shtatë vite radhazi u arrestuan, u burgosën, u torturuan dhe u pushkatuan.
Rridhte gjaku i pafajshëm i besimtarëve, megjithatë kjo nuk i frikësoi kishtarët katolikë. Disa prej tyre, para pushkatimit, në vend të frikësoheshin, brohoritnin “Rroftë Krishti Mbret”.
Në vitin 1952 qeveria komuniste, për konjukturat e saj politike, me urdhër të Stalinit, kërkoi mbledhjen e meshtarëve që kishin mbetur gjallë për ta lejuar ushtrimin e lirë të fesë, por me kusht që Kisha Katolike të shkëputej nga Papa e Vatikani. Këtë qëllim të qeverisë kleri nuk e pranoi kurrë.
Dom Ernest Simoni Troshani ka vazhduar studimet në kolegjin françeskan për dhjetë vite, 1938 -1948. Meqenëse eprorët u pushkatuan nga komunistët, ai u detyrua t’i vazhdojë fshehtas studimet teologjike që i kishin mbetur.
Komunistët synonin ta largomnin nga Kisha, pranaj e morën në ushtri, me qëllimin e vetëm të gjenin rast e ta zhduknin. Dy vitet e ushtrisë ishin më të tmerrshme se në burg. Por deshi Zoti dhe e shpëtoi dhe më 7 prill 1956 ai u shugurova meshtar.
Të nesërmen, ditën e Mëshirës Hyjnore, Dominica in Albis, ai kremtoi Meshën e Parë. Vazhdoi shërbimin fetar për tetë vite e gjysmë. Ndërkohë komunistët mendonin vetë si e si ta zhduknin.
Më datë 24 dhjetor 1963, sapo ai kishte mbaruar kremtimin e Meshës së Vigjiljes së Krishtlindjeve në fshatin Barbullush të Shkodrës, shkojnë katër oficerë të Sigurimit të Shtetit dhe i vunë hekurat duke i lidhur krahët pas shpinës dhe, duke e goditur me shkelma, e futën në makinën e tyre.
Nga Kisha ku e morën e çuan në dhomat e izolimit, ku e lanë për tre muaj në kushte çnjerëzore jetese.
Ashtu të lidhur e çuan dhe në hetuesi.
Kryehetuesi i tha: “Ty do të të varim në litar si armik, sepse i ke thënë popullit që të vdesim të gjithë për Krishtin po qe nevoja”.
Ia shtrënguan hekurat aq fort në duar saqë gati iu bllokua edhe zemra. Pothuajse vdiq. Donin ta detyronin të fliste kundër fesë dhe kundër hierarkisë kishtare. Mirëpo ai nuk pranonte asgjë. Gati vdiq nga torturat.
Kur hetuesit panë se ai nuk dorëzohej, u detyruan ta lironin.
Zoti deshi që ai të vazhdonte të jetonte.
Një ndër akuzat ndaj Dom Ernest Simoni Troshani ishte edhe kremtimi i tri meshave për shpirtin e Presidentit Amerikan John F. Kennedy. Presidenti ishte vrarë një muaj para se ta arrestonin Dom Ernest Simoni Troshani. Meshat ai i kremtoi sipas urdhrit të Papës Pali VI të dhënë të gjithë meshtarëve të botës. Ai ishte i abonuar në revistën kryesore sovjetike “L’union Sovietique”, në frëngjisht, ndërkohë që Shqipëria i kishte shkëputur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Revistën, në të cilën gjendej fotoja e Presidentit Amerikan, e paraqitën në gjyq si provë materiale kundër tij.
E dënuan me vdekje, po një rrethanë e provanisë hyjnore, bëri që dënimi me vdekje të mos ekzekutohej. Në dhomat e izolimit i kishin sjellë edhe një të burgosur tjetër, i cili ishte edhe miku i tij më i dashur, por që në këtë rast kishte qenë spiun. Ai filloi të fliste kundër partisë në pushtet, por Dom Ernest Simoni Troshani i përgjigjej gjithnjë se Krishti na ka mësuar t’i duam armiqtë tanë dhe t’i falim ata e të punojmë për të mirën e për begatinë e popullit. Këto fjalë i shkuan në vesh edhe diktatorit, i cili pas pesë ditësh ia hoqi dënimin me vdekje. Këtë dënim ia shndërruan në 18 vite burg në minierat e Spaçit.
Pasi përfundoi periudhën e burgun, e dënuan sërish me punë të detyruar, edhe për dhjetë vite të tjera. Pra, dënimi i tij zgjati deri në rënien e Diktaturës Komuniste.
Gjatë kohës kur ishte në burg, ai e thoshte Meshën përmendësh në latinisht, si edhe kishte rrëfyer e kunguar fshehtazi. Nuk e lodhnin edhe punët më të rënda. Punonte edhe nëpër kanalet e ujërave të zeza, po asnjëherë nuk e harroi detyrimin e vet ndaj Zotit si meshtar.
Pas vitit 1990, me rënien e komunizmit, me ardhjen e lirisë fetare, Dom Ernest Simoni Troshani e ndihmoi Zoti që të shërbente si meshtar në 110 fshatra. Ai ka pajtuar shumë gjaqe me Kryqin e Krishtit, duke larguar urrejtjen dhe djallin nga zemrat e njerëzve.
Gjatë rrëfimit të vet publik para shqiptarëve dhe para Papa Franceskut, Dom Ernest Simoni Troshani, në fund theksoi:
“Shenjtëri, duke qenë i sigurt se po shpreh dëshirën e të gjithë njerëzve këtu të pranishëm, lutem që, me ndërmjetësinë e Madhnueshme të Nënës së Krishtit, Zojës së Bekuar, i Madhi Zot t’ju japë Juve jetë, shëndet e begati për drejtimin e kësaj grigje të madhe që është Kisha e Krishtit.
Kardinali Shqiptar Dom Ernest Simoni Troshani tani është rreth 90 vjeç, megjithatë Zoti i ka dhënë fuqi të jetë aktiv në shërbim të Kishës Katolike Romane njëlloj si dikur në rininë e vet.
Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) dhe partnerët ndërkombëtarë e kanë nderuar me titujt Misionar Paqeje, Doktor Honoris Causa për Hyjnore, i Universitetit Katolik Amerikan, Ambasador Nderi i DMPP, Komisioner i Lartë për Paqen Globale dhe me Medaljen e Artë Aktivist i Ndritur i Njerëzimit.
Dom Ernest Simoni Troshani është një pesonalitet i shquar botëror, një Luftëtar dhe Misionar Paqeje model në shërbim të Paqes Sociale Globale.
SHPËRNDAJE