Ansambli Artistik “Afërdita”, me President Misionarin e Paqes Estref Gjoshi dhe korografe zonjën Arta Paspali ka më shumë se dy vite që e ka nisur aktivitetin e vet artistik. Grupi ka rreth 30 artistë të vegjël, mbi 5 vjeç që vazhdojnë të trajnohen dhe të marrin pjesë në aktivitete kulurore e artistike nga më të rëndësishmet, brenda dhe jashtë vendit. Ndër aktivitetet që do të veçonim janë festivalet popullore në Bullgari e Turqi, në shumë vende të Ballkanit dhe Europës, etj. Veprimtaritë e këtij ansambli në Shqipëri shtrihen pothuajse në të gjitha qytetet kryesore. Ansambli “Afërdita”, jo vetëm ka marrë pjesë në festivale të ndryshme lokale, kombëtare e ndërkombëtare, por edhe është vlerësuar me çmime të ndryshme.
Kur i sheh vajzat valltare të këtij ansambli befasohesh jo vetëm nga talenti i këtyre adoleshenteve, por dhe nga magjia që përcjell interpretimi i tyre artistik kaq virtuoz nga skena te publiku.
Poeti Nexhip Onjea, Misionar Paqeje i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) është një ndër mbështetësit e këtij ansambli artistik.
Ansambli “Afërdita” ka si qëllim ruajtjen dhe vazhdimësinë e traditës sonë të bukur folklorike, të përcjellë në breza…
Dr. Shefki Hysa