Familja dhe miqte e saj e thërrasin shkurt Ira. Është një emër i shkurtër që mund ta thuash shpejt e shpejt ndërkohë që përballë ke buzëqeshjen e një vajze të paqme dhe rrezatuese. Në të vërtetë quhet Xhevaire Myftaraj. Ajo është pasardhëse e denjë e një familjeje paqedashëse, prandaj rrezaton vazhdimisht dëshirë për të qenë pjesë e misioneve të Paqes, për të kontribuar sado pak për botën me probleme, kriza dhe vështirësi ekonomike. Ndërkohë, misioni tjetër i saj në jetë është të qenit vetvetja, e suksesshme, e realizuar dhe e dobishme për shoqërinë.
Përballë Irës njerëzit, edhe ata më të egrit, zbuten, silleni miqësorë dhe mundohen të nxjerrin në skenë më të mirën e tyre. Xhevaire Myftaraj është vajzë inteligjente, është nga ato femra që kanë ardhur në këtë botë me misione të qarta, jo thjeshtë si kalimtare, por si dikush që lë gjurmë te kushdo që e njeh, te kushdo me të cilin punon dhe në çdo marrëdhënie tjetër të rëndësishme.
Xhevaire Myftaraj ka lindur në 18 maj 1985 në Fratar të Mallakastrës. I përket një familjeje tradicionale shqiptare atdhetare. Fëmijërinë e kaloi në fshat. Shkollën fillore e kreu po në fshat. Filloi dhe tetëvjeçaren aty, por e mbaroi në Greqi, në Athinë, ku emigroi familja e saj për arsye ekonomike, dhe për tu siguruar fëmijëve një jetë më të mirë.
Në vitin 2001- 2004 Xhevaire Myftaraj vazhdoi shkollën e mesme profesionale për administrim-biznes në Athinë.
Në vitet 2004-2009 vazhdoi Universitetin “Halkidha”, dega administrim biznes dhe ekonomi në Evia, Greqi. Pasi u diplomua në universitet, Xhevairja iu përkushtua specializimeve në kompjuter dhe gjuhët e huaja, veçanërisht greqisht, anglisht dhe italisht. Marrëdhënia e saj me gjuhët e huaja ishte për shumë arsye e forte, e para për të plotësuar më së miri veten dhe tjetra se vetëm me një pregatitje të tillë, në jetë nuk do përdorësh si karta për punë miqtë, po do ecësh para me aftësitë e tua.
Në vitin 2009 ajo bëri praktikë profesionale në NBG Bank në Sqimatari të Greqisë.
Pas praktikës bankare në vitin 2010 filloi punë si menaxhere në aktivitetit tregtar “Peter Murray” në Kretë të Greqisë.
Xhevairja në vitin 2011 kaloi si asistente menaxhere në Qendrën Sportive “Athletikos Silogos Ermis” në Selanik, Greqi.
Në vitet 2012-2013 ajo punoi si asistente menaxhere në rrjetin EUROMAX.
Në fund të vitit 2013 Xhevaire Myftaraj u rikthye në Shqipëri dhe në vitin 2014 filloi punë si menaxhere në kompaninë DIMAX ALBANIA Ltd.
Xhevaire Myftaraj nuk do ta ndalte këtu hovin e saj. Ajo do të vazhdojë të kërkojë edhe më shumë për tu ngjitur drejt majave të suksesit. Aktualisht është duke punuar për të realizuar një mundësi specializimi në një nga univeristetet amerikane për të zhvilluar e thelluar njohuritë e saj në ekonomi.
Xhevaire Myftaraj është vajzë me shpirt bamirës. Ajo i është përkushtuar edhe punës vullnetare në komunitet në ndihmë të kategorive sociale në vështirësi ekonomike. Fillimisht ka punuar si vullnetare në Qendrën “Përtej Barrierave”.
Gjatë vitit 2013 e në vazhdim ajo u angazhua si vullnetare në Organizatën Ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) me dëshirën për tu specializuar në fushën e emergjencave civile dhe përballimin e krizave humanitare. Si misionare paqeje e strukturave vullnetare të DMPP Xhevairja është treguar e gatshme të japë kontributin e saj në disa vende të Ballkanit. Dhe tani ajo është një ndër misionaret e paqes më të respektuara.
Diplomatic Mission Peace and Prosperity e ka emëruar misionaren Xhevaire Myftaraj Këshilltare Nderi për vlerat e pa diskutueshme si filantrope në shërbim të komuniteteve në nevojë.
Suksese të tjera e presin Misionaren e Paqes Xhevaire Myftaraj.
Dr. Shefki Hysa