Dr. Amit Ismailji, përfaqësues i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), në Gjermani, Ambasador Nderi i DMPP, pati një takim të veçantë pune me kryetaren e sapozgjedhur të Bashkisë së Berlinit, Gjermani, Mrs. Franziska Giffey.
Ndër të tjera, gjatë takimit, u diskutua edhe mundësia e një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e projekteve të përbashkëta për Paqe e Prosperitet midis Bashkisë së Berlinit dhe Organizatës Ndërkombëtare Ndërqeveritare Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP).
Po kush është Dr. Amit Ismailji?!
Biografia e tij e detajuar:
Amit Ismailji, për angazhimin e madh dhe kontributin e çmuar në fushën e Qytetërimit, Arsimit, Diplomacisë Ekonomike, Biznesit Publik, Administratës Publike, Turizmit dhe Humanizmit, për frymëzimin e bashkëjetesës shoqërore dhe paqes ndërkomunitare, është zgjedhur Përfaqësues Nderi i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet për Gjermaninë.
Ai, si Menaxher i FONS Consulting-Gmbh, si Pronar i rrjetit te restoranteve Machiavelli, si Specialist i Teknologjisë dhe Inovacionit, si Drejtues i Shoqërisë së Biznesit gjermano-shqiptar, si iniciator dhe zbatues i ndryshimit të kurrikulës në shkollat gjermane, si iniciator i ndryshimeve të përshpejtuara ligjore për refugjatët në Gjermani, si iniciator dhe menaxher i marrëdhënieve të komunitetit të biznesit me institucionet gjermane, si filantrop, si misionar i paqes globale, si një aktivist i njohur i të drejtave të njeriut, si promovues i Misioneve te se ardhshmes që sjellin paqe dhe prosperitet për mbarë njerëzimin, si personalitet i shquar gjermano-shqiptar, nderohet me Titujt Misionar i Paqes dhe Ambasador Nderi i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet (DMPP) dhe Organizatave Partnere Amerikane në shërbim të Paqes Sociale Globale.
Universiteti Amerikan për Paqen Globale (AUGP), ka nderuar Misionarin e Paqes Amit Ismailji me titullin Doktor i Humanitetit dhe Administrimit të Biznesit (Honoris Causa).
Ai u nderua edhe me medaljen e artë dhe titullin e lartë Ambasadori i Artë Richard Holbrooke.