Z. Orest Cela, biznesmeni që premton drejt një të ardhmje të sigurt jo vetëm për vete por për këdo që është pjesë e kompanive që ai tashmë drejton prej vitesh. Karriera e tij ka nisur si administratori i kompanisë Teoren që nga themelimi deri më sot. Kompania është krijuar në vitin 2005, vepron në 6 sektorë kryesore, 2 kanale shitje, wholesales dhe retail. Gjashtë sektorët e kompanisë janë: Elektrike, hidraulike, hidrosanitare, ndricim, AC dhe filtra uji. Kompania aktualisht ka 140 punonjës dhe ka në punë rreth 70 mjete transporti.
Duke qenë se njerëz me ambicie dhe këmbëngulje si Orst Celo nuk do të mjaftoheshin me një biznes të vetëm, ndaj që nga viti 2012 është distributori i vetëm i Eglo në Shqipëri dhe së dyti distributor i filtrave të ujit Eurotrol.
Të jesh një biznesmen i suksesshëm nuk do të thotë se je patjetër një njeri i mirë, por në rastin e Orestit përveç mirësisë dhe përkushtimit ndaj të tjerëve, nuk gjen cilësi negative. Ndoshta dobësia e tij e vetme është se i do shumë bashkëpunëtorët dhe njerëzit me të cilët rrethohet përditë. Paqja dhe mirësia janë pjesë e shpirtit të tij ndaj kjo mund të jetë arsyeja pse ai nuk e ndryshon dot karakterin e tij mirëbërës.
Vetëm një vit më parë ai u bë pjesë e Diplomatic Mission Paqe dhe Zhvillim, organizatë ndërkombëtare ndërqeveritare dhe tashmë ai është krahu i djathtë i drejtuesve duke çuar në vend të gjitha projektet dhe iniciativat në shërbim të paqes sociale kudo në botë!