Gazetarja e mirënjohur Zenepe Luka (Çekrezi), ka lindur në Librazhd, qytet ku dhe mori arësimin tetëvjeçar. Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan ajo kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare.
Profesionin sa të vështirë, aq dhe fisnik të gazetares, e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri” e më pas në të përditshmet “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, etj. Ajo është e para gazetare femër, e cila u emërua gazetare e RTSH, në Elbasan, që mbulonte edhe rrethet Gramsh e Librazhd.
Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë”, për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”. Vazhdon të punojë si gazetare e lirë për disa organe qëndrore.
Në maj të vitit 2018 ajo mbush 45 vjet karierë me 10500 shkrime të botuara, ku dominon reportazhi dhe intervista,jo vetëm brenda vendit, por edhe në shumë shtete të botës, deri në Kinën e largët.
Zenepe Luka, si asnjë gazetare tjetër në Ballkan dhe më gjërë, ka rriskuar edhe jetën në periudhën kur ishte gazetare e gazetës “Koha Jonë”,që përkon me kohën më të vështirë që kalonte Shqipëria, sikurse ishin ngjarjet tragjike të viteve 1996-98.Megjithëse grua, nënë me fëmijë, ajo duke provuar dhunën e policisë, deri edhe vendosjen e tritolit në banesë në 10 maj të vitit 1998, akt fundamentalist me të cilin u synua asgjësimi i familjes së gazetares, kjo, vetëm pse përcolli të vërtetën e pranverës së dhimbshme të 1997-tës në Vlorë.
Për karierën e saj në profesionin e vështirë të gazetares së terrenit, Zenepe Luka është vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve, këngëtari i madh Italian Al Bano Karrisi, që i ka akorduar Premion” Zenepe Luka është Oriana Falasci shqiptare”,.
Zenepe Luka, është e sukseshme edhe në krijimtarinë letrare.Ajo është autore e 17 librave artistikë e publicistikë.
Sidoqë gjatë viteve të regjimit u refuzuan botimi I librave të saj, seria e botimeve. nisi në vitin 1996, me novelën “Rënkimi i shpirtit”. Në vitin 1998, botoi librin publicistik “Vlora Vlora”, që përcjell kronikën e dhimbshme të pranverës së vitit 1997- të, në Vlorë.
Libri “Unë, gazetarja rebele” e pa dritën e botimit në vitin 2001, ndërsa “Një jetë për Kombin” u botua në vitin 2002.
“Rrëfej Nermin Vlorën – ishim Tri”, është libri voluminoz, që doli nga shtypi në vitin 2005.
“Violeta Manushi – Kryezonja e skenës”, i botuar në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera, i autores.
Në maj të vitit 2008, doli nga shtypi dhe u promovua libri i saj i shtatë “Al Bano & Albania “, ku mori pjesë edhe vetë këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi.
Në korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane “L’amore Albanese per Al Bano” (Dashuri shqiptare për Al Banon), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit, në Çelino San Marko, ku merrte pjesë edhe Presidenti i Republikës Prof. Bamir Topi”.Në këtë ditë ajo u vlerësua me titullin “Qytetare nderi” e Celino San Markos, vendlindja e Al Bano Karisit.
Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare.
Novela “Rënkime shpirti – Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015. Autorja ka përshtatur edhe librat “Al Bano & Rmina Power” dhe monografine “Jeta e Al Bano Karrisit” Libri Edi Luarasi
“Dramë dhe dashuri” (në jetë dhe në skenë), një tjetër botim me shumë vlera i autores.
Libri “Testamenti i grave për gratë“, që u botua me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi., përvecse përcjell rrugëtimin e Fondacionit dhe veprimtaritë madhore në shumë shtete të botës, një kapitull i kuhstohet edhe gruas së shquar shqiptare në shekuj.
“Rrëfej Klaudia Kardinale shqiptare Lumnie Hoti Çota“, është një tjetër botim me vlera të vecanta i autores.
.Kjo dashuri e ka emrin Al Bano, është libri i 17-të i Zenepe Lukës, në promovimin e tij në Vlorë,në maj të vitit 2018, mori pjesë edhe këngëtari Italian Al Bano Karrisi.
Përveçse një gazetare e mirënjohur dhe autore e 17 librave, Zenepe Luka,ka një kontribut të vyer për dekada të tëra edhe në shoqërinë civile. Ajo është themeluese dhe Kryetare e Shoqatës Kulturore “Al Bano & Romina Poëer, që funksionon prej 25 vjetësh”në Vlorë, si edhe themeluese e Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, prej 17 vjetësh.
Për kontributin dhe vlerat e saj, është vlerësuar me 30 medalje e Premio “Mirënjohje”, sikurse janë “Mirënjohje nga bashkia e Vlorës dhe Librazhdit, komunat Preshevë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” dhe shumë komuna në Itali e shoqata kulturore në Diasporë.
Në muajin nëntor të vitit 2011, në Forumin Botëror të Gruas që u mbajt në Pekin, Zenepe Lukës iu dorëzua çmimi “Grua e shquar” nga Presidentja e Federatës së Grave Kineze dhe nënkryetare e Parlamentit të Kinës, zonja Chen Zhi Li.
Gjatë vitit 2017, me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit, është vlerësuar me medaljen “Mirënjohje” nga Ambasadat shqiptare në Vienë dhe Slloveni etj..
Më 1 nëntor të vitit 2017, Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi i akordon Zenepe Lukës Medaljen Presidenciale të Meritave.
Pikërisht, për vlerat e padiskutueshme që mbart figura gjithpërfshirëse e gazetares Zenepe Luka, në maj 2018, “Organizat Diplomatic Mission Peace and Prosperity”, Organizatë Ndërkombëtare lobimi e regjistruar në UN, USA, NATO etj,. dhe partnerët e saj, vendosën ta nderonin atë me titullin prestigjios “Misionare Paqeje dhe Këshilltare Nderi” të stukturave të veta.Zenepe Luka, që nuk di të ndalet,ka mesuar shumë mirë t’i ngjisë shkallët e karierës një e nga një e nisi punën me zell e pasion, si çdo gjë tjetër në jetën e saj dhe në krye të një viti,,ia doli t’ua rrëmbejë zemrën ndërkombëtarëve, të cilët, në ditën e lindjes së saj më 2 gusht 2019, i akorduan Medaljen e Artë “Aktivistja e Shquar e Njërëzimit” si dhe Ambasadore nderi e Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP).
Askush nuk befasohet nga vlerësime të tilla, pasi ambasadorja jonë i meriton të gjitha, falë kontributeve dhe vlerave të saj, pasi jeta e Zenepe Lukës, ka qënë e do të mbetet në shërbim të Paqës, të Kombit.Ajo është e do mbetet përjetë modeli i gruas së shquar shqiptare, vlerë e profesionalizmit dhe përkushtimit njerëzor.